Refugjatë nga Afganistani priten në kabinetin e kryetarit Shaip Kamberi
Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, kryetari I komunës Shaip Kamberi ka pritur në kabinetin e tij një familje nga Afganistani të vendosur në qendrën e refugjatëve në Bujanoc.Fëmijët e kësaj familje kishin përgatitur dhuratë të cilën e kishin punuar vetë dhe të njëjtën ia dorëzuan kryetarit Kamberi.
"Ku do që të ndodhemi në të ardhmen, Bujanocin dhe njerëzit e saj do t'i mbajmë në mend për mikpritje dhe zemërgjerësi" deklaruan mysafirët nga Afganistani, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës ./Titulli.com/