Refugjatët në Preshevë: Të lagur e me rroba vere
Lokale

Refugjatët në Preshevë: Të lagur e me rroba vere

10.Oct.2015 23:36
0
Koha e keqe, por edhe mungesa e rrymës, kanë vështirësuar situatën në qendrën pranuese për refugjatë në Preshevë, pasi atyre u duhen rroba dhe këpucë për kohë të ftoftë.

“Situatën e ka vështirësuar shiu dhe mungesa e rrymës, të cilën nuk e kemi qe tri orë. Por, po mundohemi t’ju ndihmojmë. Mbrëmë kemi ndarë rreth tremijë racione, ndërsa sot rreth 1500”, ka thënë sekretari i Kryqit të Kuq në Preshevë, Ahmet Halimi, për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.

Ai ka shtuar se refugjatëve u është siguruar kulm mbi kokë kur të arrijnë në Preshevë, ndihmë mjekësore dhe ushqim, por rrobat e tyre janë kryesisht të lagura nga shiu.

“Apeloj tek njerëzit që duan të dhurojnë rroba, t’i sjellin ato që janë për mot të ftoftë”, ka thënë Halimi. /Titulli.com/

Preshevë: Prezantohet aplikacioni Android për migrantë "Asylum in Serbia" (Foto)
Gruaja nga Miratoci vdes në aeroportin e Cyrihut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration