Reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume për shqiptarët e Luginës
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, i ka dhënë mbështetje platformës së Kosovës për dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se në këtë dokument, për herë të parë institucionet e Kosovës flasin në mënyrë publike për reciprocitet midis të drejtave të serbëve në Kosovë dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Megjithatë, Mustafa ka vlerësuar se reciprociteti në të drejta nuk është zgjidhja fatlume për shqiptarët e Luginës.
Sipas tij, reciprociteti në të drejta duhet të çojë drejt bashkëngjitjes së Luginës së Preshevës me Kosovën.
Ditë më parë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Mustafa parashihte se "ditë më të mira do të presin shqiptarët e Luginës së Preshevës".
Ai ka thënë se ka marrë garanci nga Fatmir Limaj, bashkëdrejtues i Ekipit shtetëror të Kosovës për dialogun me Serbinë, se çështja e shqiptarëve të Luginës do të trajtohet seriozisht në bisedimet e Brukselit.