Reagon Shoqëria Civile: Pushteti lokal uzurpon administratën
Lokale

Reagon Shoqëria Civile: Pushteti lokal uzurpon administratën

05.Oct.2014 20:44
0

Shoqëria Civile “Perspektiva”, reagon ndaj shërbimit të Administratës komunale të Bujanocit, e cila, siç thotë shoqëria, “në mënyrë arbitrare është refuzuar kërkesa e saj për verifikimin e deklaratave” për zgjedhjet e Këshillave të pakicave kombëtare në Serbi, të cilat do të mbahen, më 26 tetor, të këtij viti.

“Kryeshefi i Administratës komunale, Nasim Rexhepi, i dirigjuar nga eprori i tij, hedh poshtë kërkesën e Shoqëria Civile “Perspektiva”, me arsyetimin se, të hënën e 6 tetorit, po të njëjtën ditë partia në pushtet e Nagip Arifit, paska caktuar tre punkte për grumbullimin e deklaratave dhe verifikimin e tyre, nga punëtorët e administratës!”, kështu nisë reagimi i “Perspektivës”.

Kjo organizatë më tej shton, “Në qoftë se janë vetëm tre punëtorë administrativ, që merren me verifikimin e deklaratave, nuk do të thotë se që të tre, të caktohen për partitë pushtetare, e asnjë për shoqatën joqeveritare!”

Për shoqërinë civile ky veprim i Administratës komunale në Bujanoc, është një shembull i keq i një pushteti, i cili nuk zgjedh mjete e metoda për tu ngjitur shkallëve të Këshillit të ardhshëm nacional!, trameton Titulli.

“Me një fjalë e “kënaqi”, qeverisjen lokale e tashti dëshiron ta “skapit” edhe Këshillin Nacional!”, shkruhet në reagim.

Pavarësisht nga pengesa “anticivilizuese” e pushtetit lokal në Bujanoc, dhe pengesave të tjera të natyrës “shantazuese” Shoqëria Civile “Perspektiva” thotë se do të gjej rrugë tjera për të grumbulluar deklaratat e mbështetësve të Listës për “Ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, njofton simpatizuesit e vetë se të hënën e 6 tetorit 2014, nga ora 10, bëhet vazhdimi i verifikimit të nënshkrimeve për përkrahjen e Listës zgjedhore të kësaj shoqate joqeveritare, e cila merr pjesë aktive në këto procese të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës./Titulli.com/

Përkujtohet veprimtari nga Malësia e Bujanocit, Njazi Kadriu
Halimi: Vizita e Ramës në Serbi, e rëndësishme për shiqptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration