Reagon administrata komunale ndaj qëndrimeve të PVD-së në Bujanoc
Lokale

Reagon administrata komunale ndaj qëndrimeve të PVD-së në Bujanoc

14.Jan.2016 13:33
0
Në emër të Shërbimit të Kuvendit Komunal përmes një emali të dërguar nga Arbër Pajaziti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit lëshohet një kumtesë si reagim ndaj shkrimit të publikuar për emërtimin e sheshit në Bujanoc.

Në këtë reagim thuhet  se ftesa për pjesëmarrja në komision i është dërguar edhe dy anëtëravë të opozitës në Bujanoc. 

 

REAGIM në artikullin “Mashtrimi i radhës i pushtetit” të Ragmi Mustafës, shef i  grupit të këshilltarëve të PVD-së, shpallur në portalet lokale më 12 janar 2016.

Në seancën e fundit të Kuvendit komunal të Bujanocit të mbajtur më 28.12.2015, këshilltarët nga radhët e PVD-së, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për ndryshimin e emërtimit të Sheshit të qytetit të Bujanocit nga Karagjorgje Petroviq” në Sheshi “Skënderbeu”.

Pas një pauze dhe konsulte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit dhe shefave të grupeve të këshilltarëve, u akorduan që të mbahet një seancë e Komisionit për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në qytetin e Bujanocit dhe që seanca e komisionit të mbahet më 11 janar 2016 (e hënë) në ora 14,00. Shërbimi i Kuvendit komunal me datën 31.12.2015 ka bërë ftesat për të gjithë anëtarët e komisionit dhe i ka dërguar përmes komunikuesve në adresat e caktuara.

Ditën e hënë, me 11. Janar 2016 në ora 14,00, është mbajtur seanca e komisionit ku morën pjesë dy anëtarë nga radhët e partive politike shqiptare dhe tre anëtarë nga radhët e partive politike serbe. Në këtë seancë munguan dy anëtarët e komisionit: Driton Rexhepi (PVD) dhe Basri Veseli (UDSH). 

Sipas dëshmisë nga fletëkthesa, shihet se edhe njëri edhe tjetri e kanë marrë materialin për seancë, njëri me 5 janar e tjetri me 11 janar 2016. Fletëkthesa për Ftesën e 11 janarit 2016 i ka arritur shërbimit të kuvendit në po këtë ditë rreth orës  9 të mëngjesit  dhe është e vërtetë se është pak me vonesë, por seanca është mbajtur në ora 14,00, çka do të thotë se anëtari i komisionit ka pasur mundësi  të prezantoj në seancë, të jap vërejtje për marrjen e materialit me vonesë dhe të jap propozimet për pikën e rendit të ditës për të cilën ishte ftuar seanca.

Si shtojcë të reagimit kemi bashkangjitur Ftesëdërgesën mbi pranimin e ftesës për seancën e datës 11.01.2016. 

Bujanoc, 14.01.2016                                                                       

Shërbimi i Kuvendit komunal të Bujanocit

 

                                                                                                                                      

Preshevë: Deri më tani 29 milionë dinarë nga taksa që paguajnë autobusët që bartin refugjatë
Sherret politike në Tiranë dhe Prishtinë po dëmtojnë shqiptarët
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration