Reagim për tekstet mësimore: Shqiprim Arifi manipulon opinionin, jo kompetentë
Lugina

Reagim për tekstet mësimore: Shqiprim Arifi manipulon opinionin, jo kompetentë

10.Sep.2019 08:01
0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka reaguar ndaj shkrimit të kryetarit të komunës së Preshevës i cili njoftoi për sigurimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës duke u shprehur se po manipulohet me këtë çështje.                              

“Është e njohur se çështja e teksteve mësimore është KOMPETENCË EKSKLUZIVE ligjore e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se nuk është çështje nën kompetenca të qeverisjeve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka thënë Mustafa.

Ky është shkrimi i plotë i Ragmi Mustafës:

ANASHKALIMI I MOSREALIZIMIT TË PREMTIMEVE PËRMES TEMAVE QË NUK JANË TË TIJ

Keqardhje që kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi vazhdon ta manipulojë opinionin publik me çështjen e teksteve shkollore në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës.

Është e njohur se çështja e teksteve mësimore është KOMPETENCË EKSKLUZIVE ligjore e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe se nuk është çështje nën kompetenca të qeverisjeve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Siç është njoftuar tashmë opinioni publik, në kuadër të përgjegjësive të tij ligjore, Këshilli Kombëtar Shqiptar është në proces të sigurimit të teksteve shkollore, në bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare dhe me ministritë përkatëse të arsimit të Shqipërisë dhe të Serbisë.

Ndonëse e kuptojmë përpjekjen për propagandë politike, ftojmë kryetarin e Komunës së Preshevës që të përqendrohet në realizimin e premtimeve të tij parazgjedhore në qeverisjen e tij si kryetar i Preshevës dhe të mos i anashkalojë ato përmes temave që nuk janë në përgjegjësi të tij.

Me këtë rast, Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh gatishmërinë e tij që ta ndihmojë kryetarin e Preshevës në realizimin e premtimeve të tij që janë në interesin e përgjithshëm të preshevarëve.

Palmer: SHBA-ja sërish e përqendruar në Ballkanin Perëndimor
Shqipëria në fillimin e shekullit XX
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration