Reagim nga BKSH “Perspektiva” në Bujanoc për ankesat në KKSH
Lokale

Reagim nga BKSH “Perspektiva” në Bujanoc për ankesat në KKSH

13.Jan.2023 07:41
0

Reagim nga Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva” në Bujanoc:

Refuzohet Ankimimi i “Perspektivës”, nga Komisioni për ankesa i KKSh-së:
 
Sot, në adresën elektronike të Bashkësisë Kulturore Shqiptare “Perspektiva” erdhi një njoftim me shkrim se është refuzuar ankimimi i kësaj shoqate me arsyetimin e Komisionit për ankesa të Këshillit Kombëtar Shqiptar se kinse “projekti në fjalë nuk i plotëson kriteret e parapara në Thirrjen publike, nuk ka qenë relevant, nuk ka bazë. Në mënyrë unanime vendoset se ankesa në fjalë të refuzohet”.
Me siguri se të njëjtën përgjigje e kanë marrë edhe disa shoqata të tjera, pa dhënë në detaje arsyetime nga ana e Komisionit për ankesa të KKSh-së, përpos shprehjeve “...nuk ka qenë relevant, nuk ka bazë”.
Bashkësia Kulturore Shqiptare “Perspektiva”, është themeluar gjatë vitit 2001, jo më pak se 22 vjet, kur s’ka ekzistuar as vetë Këshilli Kombëtar Shqiptar e as disa shoqata, televizione e portale, që u formuan shumë më vonë, e rrëmbyen projekte veç e veç deri në 54 mijë euro, nga donacioni 1.3 milionësh i Qeverisë e Republikës së Kosovës, i shpallur me 1 nëntor 2022”.
BKSh “Perspektiva”, qoftë gjatë aplikimit me propozim-projekt, qoftë edhe me Ankimim pas refuzimit të projektit nga ana e Komisionit të KKSh-së, ka dhënë argumente të bollshme se realizimi i projektit është i nevojshëm meqenëse projekti: “Sofra poetike e Luginës së Preshevës“, ka për qëllim zhvillimin, afirmimin dhe popullarizimin e këngëve të mirëfillta shqipe, kryesisht asaj popullore, të valleve shqiptare dhe të veshjeve tradicionale e kombëtare, të cilat brez pas brezi, përkundër trendeve kohore e kanë ruajtur origjinalitetin, bukurinë dhe mesazhin që përçojnë. Pastaj përmes, orëve letrare, mbrëmjeve poetike, tribunave letrare, ky projekt ka synuar ngritjen në shkallë të lartë të vetëdijes së qytetarëve për vlerat e fjalës së shkruar artistike, të mbretëreshës së arteve: poezisë.
Por, për fat të keq, nuk është marrë për bazë nga Komisioni i ankesave të BKSh-së përmbajtja e projektit të “Perspektivës”, duke u refuzuar si e pa bazë, e në anën tjetër janë favorizuar propozime të tjerë me shuma marramendëse të parave, që me program dhe statut të tyre nuk e kanë merituar mbështetjen financiare të projekteve që bartin aktivitete në ruajtjen dhe kultivimin e artit, gjuhës, arsimit e identitetit kombëtar shqiptar në Luginë të Preshevës.
Duke u nisur vetëm nga titujt e disa propozim-projekteve, pa u ndalur në përmbajtjet e tyre, nuk është vështirë të kuptohet se “mbrojtja e identitetit kombëtar në Luginë të Preshevës”, nuk mbrohet nga disa shoqata, klube e individë të caktuar, që kanë për nisma projekte për mbrojtjen e ambientit, të fitneseve trupore, rregullimin e zyrave, spoteve televizive, të Kosovës për Sanxhakun, e jo të Kosovës për Luginën e rreth 70 për qind të parave, që derdhen për këto përmbajtje programore.
BKSh “Perspektiva”, e konsideron refuzimin e Ankimimit nga Komisioni i ankesave të KKSh, të ngutshëm, të njëanshëm dhe të paarsyeshëm.
Duhet pasur shumë argumente, për ta refuzuar një projekt-propozim të kësaj shoqate, në kuadër të së cilës janë zhvilluar shumë aktivitete kulturore e janë botuar libra të ndryshëm, pastaj në kuadër të saj është botuar revista “Perspektiva”, që kishte karakter javor dhe dikur gëzonte statusin e revistës nacionale të shqiptarëve në Luginë e Serbi, si dhe revista për fëmijë “Diellori”, etj.
Në bazë të këtyre meritave, që gëzonte dikur BKSh “Perspektiva”, e që jehona e së cilës edhe sot gjallëron, nuk është dashur Komisioni për ankesa i KKSh, të bëhet aq provincial, lokalist, politik e antikulturor.
Qëllimi i eliminimit nga përkrahja nga ky Komision, i “Perspektivës”, por edhe i disa shoqatave të tjera, duket të jetë i planifikuar mirë, për të shuar zërat kritikë, ose për t’i dënuar ata që kanë qenë të tillë karshi udhëheqjes së deritanishme të KKSh-së.
Vlerësojmë se destinimi i këtij donacioni vetëm për “besnikët” e një partie politike, ka për qëllim përçarjen më të thellë të shoqërisë dhe degradimin e mëtutjeshëm të një institucioni siç është KKSh.
Bujanoc, më 12.01.2023 BKSh “PERSPEKTIVA”
Sevdail Hyseni
Chollet në Beograd bën thirrje për dialog për propozimin franko-gjerman
Konkurs për ndarjen e ndihmës financiare për studentët e komunës së Bujanocit 2022/2023
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration