Reagim i drejtorit të RTV "Presheva": I befasuar dhe veprim jo korrekt i kryeredaktorit Hasan Hasani
Lidhur me dorëheqjen e kryeredaktorit Hasan Hasani në RTV "Presheva" ka reaguar drejtori i këtij institucioni Shenur Jahiu i cili thotë se mbetet i befasuar me veprimet e Hasanit.“Mbetem i befasuar nga veprimi jo korrekt i kryeredaktorit Hasan Hasani i cili më tepër bënë politik me këtë akt të dorëheqjes se sa që ka ndonjë parregullsi. Nuk qëndron arsyetimi se qenka bërë censurë ndaj konferencës së PDSH-së sepse ajo konferencë është emituar sot dhe nuk është hera e parë që kronikat tona të emitohen me një ditë vonesë:, është shprehur Shenur Jahiu në reagimin e tij.
Reagim i drejtorit te RTV Presheva rreth dorëheqjes se kryeredaktorit Hasan Hasani:
Dje me datë 23.11.2016 përmes rrjeteve sociale dhe portaleve te ndryshme u njoftova se kryeredaktori I RTV Preshevës ka dhëne dorëheqje.
Edhe pse aspak I involvuar personalisht në këtë ngjarje, sepse ngjarja ka ndodhur në momentin kur unë kamë mbaruar orarin e punës, e shoh të nevojshme që si udhëheqës I këtij institucioni, opinionit të gjerë ti ofroj disa sqarime. Unë si drejtori I Rtv Presheva jam emëruar me datë 09.09.2016, post të cilin e kamë pranuar me insistimin e të gjithë kolegëve të mi, në mesin e tyre edhe Hasan Hasani, sepse nuk ishte interes i ndërmarrjes tonë që në gjendjen financiare në të cilën ndodhemi të na vjen një drejtor nga jashtë institucionit tonë.
Gjendja e Rtv Preshevës të cilën unë e pranove ishte alarmante: me rroga të punëtorëve prej vetëm 20.000 dinarë sepse pushteti i kaluar nuk e pa të arsyeshme të financoj këtë medium prandaj edhe punëtorët nuk janë paguar që tre muaj (edhe rroga e drejtorit është 20.000 dinarë sepse unë si drejtor nuk kam dashur të dallohem nga punëtoret e tjerë por të solidarizohem me kolegët e mi), sinjali televiziv dhe sinjali i tonit në gjendje katastrofale , me skadim të lejes së emetimit për Radio Preshevën si dhe skadim të lejës Televizive për emetim në kabllor.
Në afat rekord prej vetëm dy muajve sinjali radioteleviziv është rregulluar, leja për emetim në Radio është arrit të fitohet dhe kemi fituar lejen e emetimit deri në vitin 2024 kurse po në këtë afat të shkurtë kohor kemi kompletuar dokumentacionin e kërkuar për lejen e emetimit në kabllor e cila pritet në çdo moment të na aprovohet.
Me rebalancin e buxhetit nga ana e qeverisjes lokale është shpallur konkursi për financim të mediave ku pritet që pikërisht Rtv Presheva të fitojë në këtë konkurs falë cilësisë programore që ka ndaj mediumeve tjera në komunën e Preshevës, me ç’rast rrogat e mbetura ndaj punëtorëve do të paguhen me urgjencë. Të gjitha këto anomali që unë i gjeta me marrjen e postit të drejtorit nuk u krijuan në këto dy muaj por i trashëguam nga pushteti I kaluar.
Digjitalizimi është dashur sipas kontratës të kryhet në prill të vitit 2015 por nuk është kryer. Pushteti I kaluar na financoi vetëm me 8 milion e 200 mijë dinarë që as afërsisht nuk i mbulon nevojat e këtij mediumi, si dhe përplot anomali të tjera të trashëguara.
Sa I përket politikës redaktuese, me marrjen e postit të drejtorit edhe pse të drejtën ligjore e kamë pasur për ta shkarkuar kryeredaktorin, këtë akt nuk e kamë bërë sepse kamë dashur që kryeredaktori të mbetet nga opozita dhe të jemi sa më të hapur ndaj mendimit ndryshe si dhe duke i vlersuar në maksimum aftësit në gazetari të Hasan Hasanit.
Nuk ka ndodh në historinë e Rtv Preshevës që vetëm pas një muaji të emërimit të drejtorit të ri nga ana e pushtetit në studio të ftohet kryetari i opozitës. Kjo ka ndodh për herë të parë tani, ku kryetari I PDSH-së u ftua në studion e Tv Preshevës për ti shpalosur kritikat e ti për pushtetin.
Mbetem i befasuar nga veprimi jo korrekt I kryeredaktorit Hasan Hasani I cili më tepër bënë politik me këtë akt të dorëheqjes se sa që ka ndonjë parregullsi. Nuk qëndron arsyetimi se qenka bërë cenzur ndaj konferencës së PDSH-së sepse ajo konferencë është emituar sot dhe nuk është hera e parë që kronikat tona të emitohen me një ditë vonesë. Por unë shfrytëzoj rastin ti shtroj disa pyetje publike kryeredaktorit:
1. Më datë 20.11.2016 kryetari I komunës së Preshevës Shqiprim Arifi dhe zëvendësi I tij Xhelal Mehmeti ishin pjesëmarrës në Samitin e Diasporës në Tiranë kurse ne si medium nuk kemi realizuar as një kronik për këtë ngjarje edhe pse kanë kaluar pesë ditë nga kjo ngjarje. Pse athua nuk u realizua kjo kronik? A ishte kjo cenzur ndaj pushtetit? Pse nuk dha dorëheqje për këtë lëshim?
2. Kryetari i komunës Shqiprim Arifi u taku me ministrin e punëve të jashtme të Kosovës dhe kjo kronik u emitua me dy ditë vonesë, por askush nga pushteti nuk na akuzoi për cenzur
3. Deri sa ishe kryeredaktor në mandatin katër vjeçar të pushtetit të kaluar, sa herë ka qenë i ftuar kryetari i opozitës së atëhershme Riza Halimin në studio? Hyn në kanalin e Rtv preshevës në jutube dhe shihe se përveç në fushat parazgjedhore kjo nuk ka ndodhur asnjëherë, kurse kryetari I tashëm I opozitës është ftuar në muajin e parë të qeverisjes nga pushteti I ri.
4. A ka ndodh në pushtetin e kaluar që të ftohet në studio kryetari I komunës por edhe kryetarja e kuvendit me prezencë të analistëve që ishin tepër kritik ndaj pushtetit?
5. Kryetari I PDSH-së nga ana jonë u ftua në emision gjithashtu me analistë por ne si medium u kushtëzuam nga ana e kryetarit te PDSH -së që ky emision të realizohet pa prezencën e analistëve dhe për shkak që opozita mos të ndihet e anashkaluar ne thyem rregulloren tonë. Andaj, për çfar censure po flasim këtu, I nderuari ish kryeredaktor I Rtv Preshevës?
Mos vallë po bëjmë politik dhe opozitarizëm në kurriz të Rtv Preshevës? Nëse ke problem personal me pushtetin është mirë që ato ti zgjidhni jashtë këtij medium sepse kemi shumë halle tjera ekzistenciale si medium sa që mendoj se nuk ja vlen të bëjmë politikë në dëm të vetvetes.
Shenur Jahiu,
Drejtor në RTV “Presheva” në Preshevë