Bujanoc: A jeni duke kërkuar punë praktike, këtu janë mundësitë
A jeni duke kërkuar punë praktike, punë? A jeni duke u përpjekur të gjeni dike që do të ju ofrojë këtë mundësi? Atëherë ju duhet të lajmroheni me shpejtësi për speed dating e punës që e organizon Iniciativa Qytetare.Rregullat
Ju do të keni 5 minuta për të folur me një kompani, në fund të çdo interviste i intervistuari zhvendoset tek punëdhënësi tjetër dhe procesi fillon përsëri. Koha mund t’ju duket e shkurtër, por është e mjaftueshme të shkëmbeni kontakte me kompanitë pjesëmarrëse.
Ju mund të lajmroheni për pjesëmarrje tek Fismir Jahiu përmes emailit: fismir@gradjanske.org ose në numrin e telefonit 063 128 27 48, pjesëmarrjen mund ta konfirmoni deri të mërkuren 30 nëntor në ora 10.
Më e keqja që mund të ndodhë është që ju të kaloni disa minuta duke folur me dikë me të cilin nuk do të punoni kurrë. Dhe skenari më i mirë mund të jetë një punë praktike, punë apo projekt, ose thjeshtë një frymëzim.
Speed dating mbahet me 30 nëntor, ditën mërkur me fillim prej orës 14 në ambientet e Zyrës për të rinj në Bujanoc.
Speed dating organizohet në kuadër të projektit “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës“, e realizon Iniciativa Qytetare, ndërsa e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë