Krasniqi: Urrejtje e regjimit në Beograd ndaj shqiptarëve
Lokale

Krasniqi: Urrejtje e regjimit në Beograd ndaj shqiptarëve

04.May.2012 14:04
0
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj arrestimin të shqiptarëve në Bujanoc. Krasniqi përmes një kumtese thotë se këto arrestime tregojnë edhe njëherë për urrejtjen që ka regjimi në Beograd, për komunitetin shqiptarë në trojet e veta shekullore. “Kjo njëherit dëshmon se sa larg është politika serbe nga vlerat evropiane”, thekson ndër të tjera kryeparlamentari Krasniqi./Titulli.com/ ********************************************************************************************************************************************************** Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktin e ulët të arrestimit të qytetarëve shqiptarë në Komunën e Bujanocit. “Këto veprime të vazhdueshme të Qeverisë së Serbisë janë edhe një provokim i rëndë kundër paqes dhe stabilitetit në rajon”, thuhet në një deklaratë të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Qytetarët shqiptarë në rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë qenë dhe vazhdojnë të mbesin të atakuar nga presionet e vazhdueshme të Beogradit zyrtar, përmes proceseve të montuara politike, që kanë për qëllim dëbimin e qytetarëve shqiptarë nga trojet e tyre dhe krijimin e pasigurisë së përgjithshme në ato territore të banuara me shqiptarë”. “Qeveria e Kosovës thekson se këto veprime tensionuese në prag të zgjedhjeve në Serbi janë edhe një dëshmi e qartë se Qeveria e Serbisë po vazhdon me qasjen e saj antievropiane, që është në dëm të krijimit të një rajoni të sigurt, të qetë, dhe mbi të gjitha në dëm të bashkëpunimit rajonal”, thuhet në deklaratë. ********************************************************************************************************************************************************** Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e dënon fuqishëm arrestimin makabër të tetë shqiptarëve nga ana e policisë serbe, në Bujanoc, Tërnoc të Madh dhe Breznicë. AAK e konsideron këtë akt të shtetit serb ndaj shqiptarëve të asaj pjese, si veprim me qëllime terrori, frikësimi dhe nxitje të shpërnguljes së shqiptarëve nga trevat e tyre, në të cilat jetuan me shekuj. AAK e sheh, gjithashtu, këtë veprim, në koincidencë me zgjedhjet që do të mbahen në Serbi, me qëllim të promovimit të ekstremizmit dhe frymës antishqiptare në Luginë të Preshevës. AAK fton Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat ndërkombëtarë që të veprojnë sa më shpejtë me të gjitha mjetet në parandalimin e përndjekjes së shqiptarëve në Luginë dhe për lirimin sa më të shpejtë të tetë të arrestuarve, të cilët janë plotësisht të pafajshëm për akuzat që iu ngarkohen nga Beogradi. Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje fton të gjithë organizmat vendorë, po ashtu edhe ata ndërkombëtarë që të ushtrojë presion ndaj Serbisë, që të ndalet menjëherë represioni ndaj popullatës shqiptare atje. Po ashtu Vetëvendosje kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndërpresë qasjen indiferente ndaj shqiptarëve në Serbi, e të sillet si një qeveri e një shteti Sovran i cili është i obliguar që të mbrojë interesat e bashkëkombësve të vet kudo që ata janë. “Këto arrestime janë vazhdimësi e proceseve politike me skenarë antishqiptarë të Serbisë me motiv spastrimin etnik të Luginës së Preshevës. Shembull për objektivat e skenarëve të tillë është Komuna e Medvegjës dikur e banuar me mbi 6 mijë e 500 shqiptarë nga të cilët sot kanë mbetur vetëm 600”./Titulli.com/   ******************************************************************************************************************* Në komunën e Bujanocit sot janë arrestuar 8 shqiptarë nga policia e Serbisë. Sipas policisë ata akuzohen për krime luftë të kryera gjatë konfliktit të vitit 2001 në Luginë. Arrestimet e bëra, nga subjekte politike dhe organizata të ndryshme shqiptare në Luginë vlerësojnë veprimet e fundit të Policisë së Serbisë si tendencioze dhe mbjellje të frikës tek popullata shqiptare e këtijë rajoni./Titulli.com/ ******************************************************************************************************************** REAGIM-Bashkësia lokale e fshatit Tërnoc   Bashkësia lokale e fshatit Tërrnoc në mbledhjen e sajë të jashtëzakonshme të mbajtur më 04.0.5.2012 nduke filluar nga ora 11:00,  me rastin e bastisjeve dhe burgosjes të 8 ish-ushtarëve të UÇPMB-së nga Tërnoci, Bujanoci dhe Breznica, reagon ashpër ndaj këtyre akteve të dhunshme dhe me prapavijë politike, pikërisht dy ditë para zgjedhjeve të 6 majit, të cilat janë shumë të rëndësishme për popullatën shqiptare të kësaj treve. Veprimet e këtilla të ministrit Daçiq dhe xhandarmërisë së tijë tregojnë se, regjimet e mëhershme më të egra, ndaj shqiptarëve ende janë në pushtet dhe se esencialisht për shqiptarët nuk kanë ndryshuar gjërat edhe pse kishim konflikte që ishin të pa evituara për kohrat që kaluam. Të gjitha këto veprime dhe aksione të paparashikueshme për botën e civilizuar, paraprakisht janë të planifikuara në kuzhinat e organeve të punëve të brendshme e që është fatkeqësia më e madhe e koordinuar me përpikmëri që sa më shumë të lënë pasoja tek popullata shqiptare e kësaj ane, që rasti më i freskët është ky aksion i fundit dy ditë para këtyre zgjedhjeve me qëllim të dekurajimit dhe frikësimit të elektoratit shqiptarë. Andaj kërkojmë nga faktori politik shqiptar si dhe ai ndërkombëtar që urgjentisht të ndërrmarrin hapa konkrete në parandalimin e këtyre dukurive dhe lirimin e djemve tanë sa më shpejtë dhe pa kushtëzime.

Tërnoc:                                                                                              

 Bashkësia Lokale

04.05.2012                                                                                                   Tërnoc                                                                                                                                                        ********************************************************************************************************************  R E A G I M Një numër i madh i pjestarëve të xhandarmërisë serbe, orëve të hershme të mëngjesit të sotëm, bastisi tetë lokacione dhe arrestoi gjashtë shqiptarë të komunës së Bujanocit, sigurisht plotësisht të pafajshëm. Këto arrstime u bënë nën akuzën për krime lufte, kinse të kryera ndaj Serbëve. I njejti skenar, e njejta sjellje, e njejta akuzë, mu ashtu si ajo e datës 26 Dhjetor 2008 që ndodhi në Preshevë. LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE, kërkon decidivisht, nga të gjitha subjektet politike Shqiptare të Luginës së Preshevës, që menjëherë të marrin qëndrime politike adekuate përballë Qeverisë së Beogradit. Nuk guxojmë të hamendemi më, nuk guxojmë e të mos veprojmë, duhet menjëherë të reagojmë se populli Shqiptar i Luginës së Preshevës është i lodhur e i stërlodhur përballë këtyre padrejtësive të mëdha, ai kërkon lirinë e vetë, thuhet në reagimin e LKSH-së në Preshevë. 04.0 5. 2012 Preshevë LKSH Orhan Rexhepi    ******************************************************************************************************************** Shoqata e të shpërngulurve nga Kosova Lindore “VATRA” me seli në Gjilan ka reaguar me rastin e arrestimeve të tetë shqiptarëve gjatë ditës së premte nga policia e Serbisë. Vatra vlerëson se përmese këtyre arrestimeve dëshirohet të mbjellet frikë të votuesit shqiptarë, posaqësisht  te ata që  janë të ndjekur  nga Malësia e Bujanocit  që të mos dalin në  votime./Titulli.com/

R E A G I M

Serbia, në prag të zgjedhjeve lokale në tri komunat e Kosovës Lindore, duke arrestuar shqiptarët  në befasi  dhe me pompozitet, po krijon  panik e terr  për votuesit  shqiptarë  të Kosovës Lindore, e posaqësisht të komunës së Bujanocit, ngase  pushteti serb  me çdo kusht  don që qevrisjen e  e komunës së Bujanocit  ta marrin pakica serbe. Serbia  me  këtë veprim  antinjerëzorë e antidemokratik, jo vetëm që po arreston  dhe burgosë shqiptarë të pafajshëm, por po krijon  psikologji frike  te votuesit  shqiptarë, posaqësisht  te ata që  janë të ndjekur  nga Malësia e Bujanocit  që të mos dalin në  votime, një e drejtë e pakontestueshme  e çdo qytetari që të votojë dhe të shpreh vullnetin lirshëm, e cila  e drejtë është e  garantuar me të gjitha konventat ndërkombëtare. “Vatra” denon këto arrestime në prag të zgjedhjeve në Serbi dhe kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare të reagojë urgjentisht duke i bërë trysni Serbisë  të ndalojë këto arrestime  dhe të lejojë  qytetarët shqiptarë  të votojnë lirshëm. 04. 05. 2012

SHSHKL “VATRA” Gjilan

Arrestime politike, vlerësojnë liderët e Luginës (video)
Bujanoci rrezikohet që të humbet
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration