Raportohen parregullsi në buxhetin e Bujanocit
Institucioni shtetëror për auditim (ISHA) ka publikuar një raport mbi auditimin e konsoliduar financiar të llogarisë përfundimtare të buxhetit dhe rregullsisë në punë për vitin 2014-të në komunë të Bujanocit, Majdanpekut dhe Vladimirc.Në mesin e parregullsive të konfirmuara janë mosevidentim i tokës ndërtimore, klasifikim i gabuar ekonomik i shpenzimeve, pagesës së pagave më të larta në bazë të koeficienteve të rritura, si dhe kompensimeve për raketat kundër breshrit pa llogaritur tatimet dhe kontributet, transmeton Titulli.com.
Kur është fjala për komunë të Bujanocit, në raportin e publikuar në faqen e ISHA-së theksohet se prona jo-finansiare në asetet e përhershme nuk ishte e drejtë, gjithëpërfshirëse dhe e treguar saktë në librat e regjistrit.
Gjegjësisht, kjo komunë në librat e punës nuk i ka evidentuar në tërësi si dhe treguar tokën e pandërtueshme dhe ndërtimore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2.211 hektarë.
Në regjistrat e komunës nuk është evidentuar pjesëmarrja në kapitale e ndërmarrjeve publike në vlerë prej 52.8 milion dinarë.
Për shkak të klasifikimit të gabuar ekonomik të shpenzimeve dhe mos evidentimin e tyre në llogaritë e përcaktuare të klasit zero dhe tre, në bilanin e gjendjes më pak është treguar kapitali jo-financiar në vlerë prej 64.35 milion dinarë.
Sipas ISHR-së, në bazë të parregullsive të konfirmuara në Bujanoc është edhe ajo se komuna ka marrë obligime mbi ndarjen në vlerë prej 40.1 milion dinarë. /Titulli.com/