Raporti Progresit i Komisionit Evropian flet për pakicën shqiptare në Serbi
Lokale

Raporti Progresit i Komisionit Evropian flet për pakicën shqiptare në Serbi

12.Oct.2020 07:51
0

Në raportin e progresit të Komisionit Evropian vlerësohet mes tjerash se në Serbi situata është  më e përkeqësur se viteve të kaluara dhe shqetësim serioz mbetet dobësimi i sudimit të ligjit dhe mungesa për lirinë e shprehjes, raporton Titulli.com.

Redaksia e Titulli.com ka hulumtuar raportin e plotë në të cilin mes tjerash përmenden edhe disa çështje për pakicën shqiptare (sipas raportit elemente pozitive).

Në kapitullin për të drejtat themelore thuhet se implemtimi i planit aksional të Serbisë për realizimin e të drejtave të pakicave kombëtare duhet të përmirësohet legjislacioni për të avancuar të drejtat individuale ndaj këtij komuniteti.

Ky raport përmend anët pozitive për rritjen e Fondit për Pakicat Kombëtare, krijimin e kaltalogut për regjistrimin e emrave dhe mbiemrave shqip për regjistrim në regjistrat civil, shkruan Titulli.com.

Sipas raportit të progresit është bërë progress në fushën e edukimit të pakicave kombëtare për sigurimin  e teksteve në gjuhën e tyre dhe këtu përmendet se janë siguruar 9 tekste në gjuhën shqipe dhe një set prej 24 teksteve në shqip për shkollimin fillorë.

Gjithashtu raporti lidhur me lirinë e shprehjes thotë se Serbia ka aprovuar strategjinë e re mediale në janar të vitit 2020 por implementimi i kësaj akoma s’ka filluar dhe nuk ka përparim në këtë aspekt.

Raporti i plotë i progresit për Serbië përmban 121 faqe në të cilën përfshihen 33 kapituj./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration