Raporti i Komisionit Evropian: Serbia përparon me legjislacionin e pakicave, Lugina promovon deklarata
Lokale

Raporti i Komisionit Evropian: Serbia përparon me legjislacionin e pakicave, Lugina promovon deklarata

29.May.2019 18:31
0

Komisioni Evropian në Raportin e Progresit për Serbinë ka vlerësuar se ky vend duhet të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit.

Ndërsa sa i përket të drejtava themelore në raport thuhet se korniza legjislative dhe institucionale për të drejtat themelore është vendosur në vendin e duhur, shkruan Titulli.com.

Raporti i Komisionit Evropian lidhur me të drejtat e pakicave thotë se janë miratuar ndryshime në përmirësimin e kornizës legjislative në lidhje me pakicat kombëtare dhe se duhet të sigurohet zbatimi i njëtrajtshëm dhe efikas i legjislacionit dhe politikave.

Gjithashtu në raport thuhet se nuk nuk është bërë progres në lirinë e shprehjes, raporton Titulli.com.

“Kjo mungesë progresi tani është një çështje shqetësimi serioz. Një strategji e re e medias është hartuar në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse,  ajo duhet të miratohet dhe zbatohet”, thuhet mes tjerash në raport.

Me gjithëse se në raportin e KE-së thuhet se pritet zbatimi i kornizave legjislative, pakica shqiptare në Serbi kryesish në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë mbetet largë avancimin të të drejtave të njerit në shumë fusha ndëra përfaqësuesit politik shqiptar promovonjë deklarata të thata./Titulli.com.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration