Lokale
‘Ramos ikë nga Reali, vjen në Luginë’ (foto)
Mbrojtësi i Real Madridit Sergio Ramos pas shpalljes kampion është “zhvendosur në Luginë”. Ka ndryshuar emër dhe profesion!
28 vjeçari Ramos i cili shënoi golin e barazimit në minutat shtesë kundër Atletico Madrid, gol ky vendimtar për të fituar kupën e Ligës së Kampionëve, ka gëzuar tej mase edhe simpatizantët e kësaj skuadre mbretërore, por mbi të gjitha “Ramosin e Luginës”.
[caption id="attachment_121985" align="aligncenter" width="529"] Sergio Ramos dhe Valon Gashi[/caption]
Quhet Valon Gashi dhe është 29 vjeçar, por ajo që i jep të drejtën të bëjë tifo për Real Madridin, më shumë se gjithkush tjetër, është ngjashmëria e tij e madhe me mbrojtësin madrilien.
Sporti nuk është profesioni i tij. Ai është gazetar (moderator) në televizion publik në Bujanoc, ndërsa e pëlqen lojën që bënë ‘binjaku’ i tij në Santiago Bernabeu.
[caption id="attachment_121990" align="aligncenter" width="640"] Sergio Ramos dhe Valon Gashi[/caption]
Për të gjithë ata që nuk mund ta takojnë Ramosin e Realit e kanë atë të Luginës. Adresa e tij është në Turi të komunës së Bujanocit.
“Klubin e madh Real Madrid e simpatizojë kohë të gjatë, tanimë që në këtë skuadër është edhe heroi Ramos, vështirë është që ndonjë klub tjetër të më rrëmbejë zemrën”, i tha portalit informativ Titulli, Valon Gashi, që nga fotografitë në këtë shkrim vështirë e keni ta dalloni nga Ramosi.
[caption id="attachment_121987" align="aligncenter" width="700"] Sergio Ramos[/caption]
Edhe pse Gashi nuk e ka profesion futbollin ai shumë lehtë mund të jetë një dubler i tij, sidomos për të tërhequr vëmendjen e paparacëve që futbollistëve të njohur pothuajse i qëndrojnë mbrapa si hije./Titulli.com/
[caption id="attachment_121991" align="aligncenter" width="600"] Valon Gashi gjatë përgatitjeve për edicionin e lajmeve[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!