Ramadani thotë se i është dretjuar institucioneve publike për punësimet
Lokale

Ramadani thotë se i është dretjuar institucioneve publike për punësimet

10.Aug.2021 07:50
0
Kryetari i kuvendit komunal, Enver Ramadani përmes një letre thotë se i është drejtuar institucioneve publike komunale rreth numrit të punësuarve dhe funksionin të cilin ata e kryejnë.
 
Postimi i Enver Ramadanit në Facebook:
 
Sot në cilësinë kryetarit të Kuvendit iu kam drejtuar me një Kërkesë për qasje në informacione me rëndësi publike gjitha institucioneve shtetërore të cilat janë prezente me degët e tyre në Komunën e Bujanocit, rreth numrit të punësuarve dhe funksionin të cilin ata e kryejnë.
 
Këtë shkresë ua kam dërguar me qëllim të marrjes së informacioneve të sakta të të punësuarve në këto institucione sepse sot e kësaj dite nuk kemi statistika të sakta rreth numrit të punësuarve dhe funksionin e tyre në këto institucione të rëndësishme për qytetarët e komunës së Bujanocit.
 
Gjithsesi është më rëndësi të shohim përfaqësimin e etnive të cilat janë të integruara në këto organe shtetërore.
Shkresën ua kemi dërguar si me poshtë :
Gjykatës Themelore
Gjykatës për Kundërvajtje
Prokurorisë Themelore dega Bujanovc
Banjes së Bujanovcit
Shërbimit Kadastar të Paluajtshmërive Bujanovc
Fondit Republikan për Sigurim Pensional dhe Invalidor
Administratës Tatimore
Fondit Republikan për Sigurim Shëndetësor
Shtëpisë së Shëndetit Bujanovc
Stacionit të Veterinarisë Bujanovc
Administratës së Pyjeve dega Bujanovc
Kryqit të kuq Bujanovc
Stacionit Policor Bujanovc.
Bujanoc: Pritet elegacioni nga ambasada britaneze në Beograd
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration