Ramadani: Në fshatin Bilaç investuam afro 11 milion dinarë në infrastrukturë
Lokale

Ramadani: Në fshatin Bilaç investuam afro 11 milion dinarë në infrastrukturë

27.Sep.2017 11:58
0
Sipas kryeshefit të drejtoratit për investime dhe zhvillim në komunën e Bujanocit, Enver Ramadani këtë vit janë realizuar dy nga projektet e parapara në fshatin Bilaç të cilat do të përmirësojnë jetën e banorëve të këtij fshati.

“Njëri ndër projektet më të mëdha infrastrukturore të planifikuara në komunën e Bujanocit me vlerë të kontraktuar 7. 815. 440 dinarë vetëm se ka përfunduar kryesisht tek shkolla që përfshin lagjen e garecve dhe bërqecëve”, theksoi Ramadani gjatë një bisede për portalin Titulli.com.

Ai tha se investimi tjetër po ashtu i përfunduar në infrastrukturën e fshatit Bilaç është edhe rruga “tek Rufati”, që ka kushtuar rreth 2.5 milion dinarë.

Sipas tij për këtë vit në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit janë paraparë edhe rregullimi i “Tribinave” në fushën e sportit në shkollën fillore “Desanka Mkasimoviq”.

Ramadani u shpreh se janë në pritje të disa përgjigjeve nga ministrit përkatëse për realizimin edhe të disa projekteve tjera infrastrukturore të cilat do të përmirësojmë jetën e qytetarëve të komunës së Bujanocit./Titulli.com/

Shaip Kamberi bashkëbisedim me të rinjtë e Bujanocit
Progresi evropian hapi 300 vende pune, Bujanoci realizoi projektin prej 1 milion euro (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration