Ramadani: Miku ynë Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni
Lokale

Ramadani: Miku ynë Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni

27.Nov.2020 11:51
0
Kryetar i Kuvendit Komunal, Enver Ramadani përmes një postimi në facebook ka reaguar ndja refuzimit të Beogradit për shpallje "Qytetar nderi" të Ministrit Gent Cakaj.

Postimi i plotë në facebook: 

Zotëri Gent Cakaj do mbetet “Qytetar nderi” i Bujanocit
 
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj, do të mbetet “Qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit pavarësisht vendimit të Ministres së Administratës dhe Vetadministrimit lokal znj. Obradoviq për mosdhënien e pëlqimit kundrejt propozimit të 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal.
 
Angazhimet e Ministrit Cakaj kanë nderuar secilin nga qytetarët e Komunës së Bujanocit pa dallim feje, race dhe etnie.
 
Kontributi jashtëzakonisht i çmueshëm në demokratizim e politika proaktive e proevropiane Ministri Cakaj vazhdon të jetë shembull i krijimit të hapësirave të komunikimit dhe bashkërendimit.
 
Arsyetimi i Ministres znj. Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit ndaj propozim vendimit për shpalljen e “Qytetar nderi” z. Gent Cakaj, nuk flasin për të apo për komunën e Bujanocit, por pikërisht për vetë ministren dhe karakterin e qeverisë që i takon ajo.
 
Ashtu si edhe shumë të tjerë, që kanë probleme të përballen me të vërtetën e ngjarjeve qoftë në Luginë e qoftë në Kosovë, jetojnë në iluzionet e refuzimit të së vërtetës.
 
Ky realitet alternativë as nuk përfaqëson të vërtetën e fakteve e as nuk shpien drejt së drejtës tranzicionale e arritjes së paqes së qëndrueshme në këtë copë të Ballkanit Perëndimor.
 
I dashur mik i vyeshëm i Komunës së Bujanoc z. Gent Cakaj, Komuna e Bujanocit të ka shpallur qytetar nderi pavarësisht refuzimit të ministres znj. Obradoviq për mos dhënien e pëlqimit.
 
Miku ynë Gent, ne të mbajmë të nderuar ashtu siç e do zakoni.
 
Kryetar i Kuvendit Komunal,
Enver Ramadani
Musliu: Urrejtja ka kaluar në tjetër nivel, Gent Cakaj shtriu dorën në Luginë
Pajaziti lokal një këshillë të "madhe" Shqipërisë: Të rishikohen raportet me Serbinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration