Ramadani: Kërkuam rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës në Bujanoc Mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri- Bujanoc
Lokale

Ramadani: Kërkuam rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës në Bujanoc

29.Jul.2022 17:57
0

Kryetari Kuvendit Komunal dhe Këshillit Komunal për Siguri, Enver Ramadani ka shkruar se gjatë mbledhjes është kërkuar rregullimi i komunikacionit gjatë sezonit të verës.

Postimi i plotë në Facebook nga Enver Ramadani:

Në seancën për Siguri dhe parandalim të kriminalitetit të mbajtur sot u diskutua për Rregullimin e trafikut gjatë sezonit të verës ku është kërkuar nga kryeshefi I stacionit policor në Bujanoc të rrisë kujdesin në rregullimin e komunikacionit për shkak të ngulfatjes së trafikut në qendër të qytetit dhe në rrugën e Kosovës, gjegjësisht gjatë këtij sezoni veror.

Gjithashtu, në mbledhje është aprovuar një Konkluzion në të cilën i është është kërkuar Shkollës së mesme Sveti Sava në Bujanoc të bëjë lirimin e parkingut e kësaj shkolle gjatë periudhës
01 deri më 22 gusht pa pagesë për qytetarët.

Gjithashtu, në mbledhje u diskutua edhe për masat mbrojtëse rreth Covid 19, ku raportoi drejtoresha e Shtëpisë Shëndetit në a Bujanoc e cila potencoi për rritjet e rasteve me Covid 19, gjatë muajit korrik.

U kërkua vëmendje dhe kujdes shtesë nga qytetarët për të ruajtur shëndetin dhe t'i përmbahen rregullave të Covid 19.

Pse po vonon nisja e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së?
Kurti: Reciprociteti për dokumentet dhe targat serbe, në respektim të ligjit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration