Rama: Thaçi e tha qartë në Berlin se nuk do të flitet kurrë për kufij etnikë (video)
Lokale

Rama: Thaçi e tha qartë në Berlin se nuk do të flitet kurrë për kufij etnikë (video)

02.May.2019 08:18
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke e komentuar Samitin e Berlinit, ka thënë se aty është sqaruar shumë mirë çështja e shumëpërfolur e ndryshimit të mundshëm të kufirit mes Serbisë dhe Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që është sqaruar më së miri edhe çështja kontroverse, e fryrë dhe e stërfryrë për qëllime politike të brendshme – e kufijve”.

“Është thënë që do të hyhet pa asnjë paragjykim dhe parakusht në proces. Duke pasë parasysh eksperiencën e vendeve të tjera, edhe vet Kosovës dhe Malit të Zi, sidoqoftë ka gjithmonë një diskutim për njohjen reciproke të kufirit”.

Rama në një intervistë për Zona B të Klan Kosovës ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi e ka thënë në Berlin se nuk është folur dhe nuk do të flitet kurrë për vendosje të kufijve etnikë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ashtu sikundër është thënë qartë nga presidenti Thaçi dhe nga gjithë të tjerët, nuk bëhet fjalë dhe nuk është bërë kurrë fjalë për të vendosur kufij të rinj etnikë. Kjo është vija e kuqe dhe pjesa tjetër është e hapur për diskutim, ashtu si duhet të ishte dhe jetë”.

“Unë nuk mund të them asgjë tjetër përpos që ka pasë një angazhim të qartë. Më e rëndësishmja është që mbledhja nuk ka mbaruar të hënën për të mbyllë çështjen, por ka mbaruar për ta vazhduar çështjen të trajtohet ashtu si duhet edhe nën mbikëqyrjen e dy liderëve kryesorë të Evropës [Angela Merkel dhe Emmanuel Macron]”.

Por, a është hedhur poshtë në Berlin secila mundësi e lëvizjes së kufirit mes Kosovës dhe Serbisë?

“I bie që nuk ka paragjykime dhe do të diskutohet gjithçka, përfshirë edhe gjetjen e mirëkuptimit mbi kufirin, patjetër”.

“Këtu nuk bëhet fjalë për të bërë shkëmbime territoresh, ose për të vendosur kufij etnikë. Këtu bëhet fjalë për ta gjetur një rrugë të përbashkët zgjidhjeje dhe për të arritur tek njohja e Kosovës nga ana e Serbisë, pastaj nga ana e pesë vendeve anëtare të BE-së që nuk e njohin Kosovën, e më pas nga Rusia, Kina dhe kështu me radhë”.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration