Rama: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, shembull qëndrese e patriotizmi
Lokale

Rama: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, shembull qëndrese e patriotizmi

27.Feb.2016 23:29
0
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama mori pjesë në Konventën e Dytë të Partisë Demokratike në Bujanoc.

Rama përshëndeti PD-në e Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi rolin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës si shembull të qëndresës e të patriotizmit.

“Partia Demokratike në Bujanoc është një zë i fuqishëm i shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Përshëndes Partinë Demokratike të Bujanocit dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës në emër të Kryetarit të z. Ilir Meta. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë shembull qëndrese e patriotizmi. Me shqiptarët e Luginës së Preshevës të gjithë ndjehemi krenarë”, theksoi Luan Rama. /Titulli.com/

Nxënësit e shkollës së parë shqipe në Preshevë më vitin 1945
Arifi nënshkroi kontratat për donacion nga Japonia (Video/Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration