Rama nga Ohri: I kam premtuar shqiptarëve të Luginës, diplomat e tyre do të njihen
Lokale

Rama nga Ohri: I kam premtuar shqiptarëve të Luginës, diplomat e tyre do të njihen

12.Nov.2019 08:07
0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samitin e Ohrit gjatë vikendit duke folur për nismën e “Western Ballkan Shengen”, deklaroi se njohja e diplomave në Luginë të Preshevës nuk duhet të varet edhe nga BE-ja, por sipas tij kjo punë duhet të përfundojë, raporton Titulli.com.

 Këto komente Rama i bëri në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kryetarin e Këshillit të ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministren e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliq, në Ohër. Ishte takimi i 2-të i Samitit për “Shengenin  Ballkanik”, ndërsa takimi i tretë pritet të mbahet në Durrës, në 21 dhjetor të këtij viti raporton Titulli.com.

 “Pse duhet të presim edhe 5 apo 15 vjet të tjera për diplomat dhe gjatë vizitës sime në Beograd kam ndaluar edhe në Preshevë. I kam premtuar shqiptarëve të Preshevës të përgatiten sepse diplomat e tyre do të njihen. Ata mund të jetojnë atje të punojnë atje me diploma të marra në Shqipëri. Po për ata kush mendon ?, po çështja e tyre si zgjidhet ?, duke u larguar apo vetpërjashtuar, duke i thirrur kohërave të vjetra. Kemi 5 vjet që biem dakord nëpër dokumente që nuk zbatohen të konsiderohen si pengje” – tha Rama.

 Ai ndër të tjera duke folur për “Shengenin e Ballkanit” deklaroi se vendet në fjalë janë në fazën finale të proceseve.

 “Do presim të hyjmë në BE që pastaj shqiptarët e rinj që studiojnë nga Lugina e Preshevës që studiojnë në Shqipëri, të mundin me diplomën që marrin të punojnë në vendin e tyre. Do presim BE-në për të qenë njerëz të lirë në një territor që të paktën kemi mundësi të vendosim vetë?. Në vend të themi sa mirë që pas një periudhe kur nuk e njihnim dhe as takonim njeri-tjetrin, kemi arritur në fazën që po finalizojmë disa procese që kemi rënë dakord në letër, fillojmë dhe fantazojmë” – tha Rama.  

 

 

   

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration