Rama: Faktori politik shqiptar i Luginës unik për t'i adresuar problemet në vendin e duhur (foto)
Lokale

Rama: Faktori politik shqiptar i Luginës unik për t'i adresuar problemet në vendin e duhur (foto)

11.Nov.2014 12:13
0
Kryeministri Edi Rama ka theksuar në Preshevë se ia ka bërë me dije kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq se shqiptarët nuk janë për Shqipërinë e Madhe por për një Evropë ku do të përfshihen gjithë shqiptarët, si dhe të gjithë të tjerët se bashku me shqiptarët.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në shtëpinë e kulturës në Preshevë tha mes tjerash se faktori politik shqiptar duhet të jetë unik për t’i adresuar problemet në vendin e duhur. 

Ai ka folur edhe për pozitën e shqiptarëve në Serbi duke shtuar se nuk të lejohen sjelljet diskriminuese ndaj pakicave, por do te përpiqet për të drejtat e lirive të çdo kujt në Evropë.

“Unë besoj te projekti i paqes dhe programi i tij. Kërkoj bashkimin e gjithë faktorit shqiptar këtu, rreth problemeve në Luginë të Preshevës, të cilat ia adresova edhe kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, probleme që kanë të bëjnë me spitalet, prosperitetin ekonomik dhe kulturën.

“Pakicat nuk duhet të jenë burime të ndarjes, por të bashkimit për rrugën tonë evropiane. Shqiptarët në Luginë nuk duhet të kenë më pak të drejta se serbët në Kosovë”, ka thënë Rama me rastin e vizitës në Luginë të Preshevës.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke iu drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës, ka thënë se ndihet plotësisht i privilegjuar që si kryeministër i Shqipërisë t’i sigurojë ata se Qeveria shqiptare nuk do të rresht së punuari për të rilindur Shqipërinë por edhe për të rilindur shpresat edhe besimin e çdo shqiptari kudo ai jeton.

“U jam thellësisht mirënjohës për këtë mikpritje të paharrueshme dhe për këtë organizim kaq dinjitozë që iu sigurojë që do të mbetet i pa shlyer në kujtesën time dhe pa dyshim do të diktojë përkushtimin e jashtëzakonshëm, timin dhe të gjithë neve në Tiranë për të qenë pranë jush dhe për të punuar së bashku në mënyrë që secili prej jush, çdo vajzë dhe çdo djalë këtu të kenë një rrugë të hapur për të realizuar ambiciet e tyre dhe të kenë një derë të hapur në Shqipëri për të kryer studimet e tyre dhe me diplomën e tyre për të mundur të punojnë edhe këtu”, ka thënë fillimisht Rama.

Në këtë kontekst ai ka shtuar se pavarësisht vështirësive të kuptueshëm dhe pavarësisht mosdakordësive të njohura është shumë besimplotë që është hapur një faqe e re ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

“Kemi marrë përsipër përgjegjësinë që na takon, që mos të lejojmë që gjeneratat e reja të trashëgojnë traumat dhe pasojat traumatike të një konflikti jashtëzakonisht të gjatë që fëmijët shqiptarë dhe ata serbë nuk e meritojnë. Kjo është një përgjegjësi që e kemi marrë të plotë si qeveri dhe me këtë përgjegjësi do të bëjmë çmos që t’i japim një të ardhme të denjë çdo shqiptari dhe shqiptareje, pavarësisht se ku jeton dhe se ku punon”, ka shtuar kryeministri shqiptar. 

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

(12: 18) Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Presheves. Para ndërteses së Bashkisë dhe Pallatit të Kulturës, ku po mbahet edhe takimi i Kryeministrit me të zgjedhurit lokale me mijëra banorë të qyteteve shqiptarë në Luginën e Preshevës u grumbulluan me flamujt kombëtar kuqezi.

 “Jam i ndërgjegjshëm për situatën, sakrificat dhe varfërinë. Do mbrojmë interesat e vëllezërve dhe motrave tona në këto troje. Barrën e ndjej tani më shumë pas këtij nderimi. Tani ndjehem një nga qytetaret e këtyre territoreve”, u shpreh Rama në takimin që po zhvillohet në Pallatin e Kulturës, raporton Tch.

Ndërkohë që jashtë në shesh dëgjohet muzikë dhe njerëzit me flamuj në duar festojnë, policia dhe xhandarmëria serbe ka krijuar disa rrathë sigurie. E gjithë Lugina është e rrethuar nga forca të shumta të policisë dhe rrugët e sheshet e Preshevës kontrollohen nga forcat e rendit.

-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Në Preshevë posa ka arrit për vizitë kryeministri shqiptar Edi Rama i cili për herë të parë në këtë cilësi viziton shqiptarët në jug të Serbisë.

Rama u pritë nga nikoqiri, kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe lideret tjere te Lugines, i cili tashmë po qëndron në godinën  e administratës, ku më pas është paraparë zhvillimi i një seance në Kuvendin Komunal në të cilën pritet që kryeministri shqiptar të shpallet qytetarë nderi i Preshevës.

Agjenda e kryeministrit do të vazhdojë në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” ku pritet t’i drejtohet masës. Gjatë qëndrimit në Preshevë, Edi Rama do të takojë edhe biznesmentët dhe maturantët shqiptarë të kësaj komune.

Edhe pse Rama ka qëndruar dy herë më parë në Preshevë, kjo është hera e parë që si kryeministër viziton këtë qytet./Titulli.com/

Presheva shpall qytetarë nderi kryeministrin Edi Rama, qyteti pa flamuj e me polici
Vizita e Ramës në Preshevë, përmes fotografive (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration