Ragmi Mustafa udhëton për SHBA: Takim me kongresmenë dhe komunitetin shqiptaro-amerikan
Kryetari i Partis Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa udhëton për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga Partia Demokratike Shqiptare.
"Kryetari i Partis Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare", shkruan PDSH në Facebook.
Sipas këtij njoftimi Mustafa në ShBA do të takohet me kongresmenë, anëtarë të administratës Biden, me personalitete të tjera politike e të sigurisë, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikan.
Në të njëjtin takim është planifikuar të marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë politik e institucional nga Bujanoc e Presheva por deri më tani nuk janë bërë publik.