Ragmi Mustafa kandidat potencial edhe për një mandat të kryetarit në PDSH (video)
Lideri i opozitës në Preshevë, kryetari i PDSH -ës Ragmi Mustafa, në emisionin studio e hapur në RTV "Presheva", ka kritikuar ashpër pushtetin lokal të udhëhequr nga koalicioni APN "“ PVD , duke thënë se është ndërtuar mbi bazat e jo meritokracisë. Mustafa ka potencuar se kjo udhëheqje po shkon drejt dështimit pasi nuk ka kuadro profesional.Mustafa ka thënë se tashmë pesë muaj pushteti lokal nuk ka treguar seriozitet dhe aftësi menaxhuese, duke humbur kështu donacione në vlerë prej 1 milion euro, si nga trupi koordinues dhe donatorët ndërkombëtarë, projekte këto që ishin të destinuara në infrastrukturë në vendbanimet e komunës sonë.
Ai pushtetin lokal a ka kritikuar edhe për mos profesionalizëm dhe për punësimet me kontrata në vepër mbi bazat e nepotizmit , që sipas tij pozita ka shkelur ligjin edhe pse punësimi është i ndaluar në nivel qeveritarë.
Ragmi Mustafa ka folur edhe mbi zgjedhet partiake brenda Partisë Demokratike Shqiptare duke lënë të kuptohet se do të jetë kandidat për kryetar të kësaj partie./Titulli.com/