Përfaqësues nga Lugina e Preshevës takohen me presidentin e Kosovës,  Hashim Thaçi
Lokale

Përfaqësues nga Lugina e Preshevës takohen me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi

02.Nov.2016 16:14
0
Një delegacion nga Lugina e Preshevës, e përbërë nga kryetarja e kuvendit komunal të Preshevës , Ardita Sinani, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu qëndruan për një vizitë tek presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Temë e këtij takimi ishte gjendja aktuale se vështirë ekonomike, problemet në fushën e arsimit, bashkëpunimet  e shqiptarëve të Luginës së Preshevës me institucionet e Kosovës.

“Respektimi i të drejtave të pakicave është njëri prej kritereve kryesore për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe asnjë shtet kandidat, përfshirë këtu edhe Serbinë, nuk mund të avancojë në procese integruese pa i përmbushur standardet më të larta të respektimit të pakicave”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u zotua se do të shqyrtoj mundësinë e krijimit të një fondi për zhvillim ekonomik përmes të cilit Lugina e Preshevës do të konkurronte me projekte në ministritë e Republikës së Kosovës, shkruan Titulli.com. 

“Ide për tërheqjen e mjeteve për realizimin e këtyre projekteve u shqyrtua mundësia e një bashkëpunimi me komunën e Gjilanit, që do të ishte një mundësi më e lehtë që përmes kësaj komune të bëhet tërheqja e mjeteve financiare”, thuhet në njoftimin e PVD-së.

Gjithashtu temë e cila u diskutua në këtë takim të rëndësishëm ishte edhe problematika e  nostrifikimit të diplomave me të cilën po përballen të diplomuarit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në universitetet e Kosovës. 

Delegacioni i Luginës së Preshevës mori premtimin nga presidenti Hashim Thaçi se për marrëveshjet e nënshkruara në bisedimet Kosovë - Serbi, posaçërisht për temat që prekin direkt interesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të insistohet në Bruksel që Serbia t'i zbatojë në tërësi.Titulli.com/

Ragmi Mustafa kandidat potencial edhe për një mandat të kryetarit në PDSH (video)
Gati për "Ditët e Komedisë Shqiptare" në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration