Qytetarët e Luginës pa dokumente, kërkohet mirëkuptim nga policia
Lokale

Qytetarët e Luginës pa dokumente, kërkohet mirëkuptim nga policia

04.Jul.2015 12:55
0
Kryetarja e Lëvizjes Qytetare Vatra, Gentiana Shabani së bashku me sekretarin e përgjithshëm Ibrahim Maliqi sot u takuan me komandantin e Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi.

Fillimisht gjatë këtij takimi, u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore, me theks të veçantë problemi i mospajisjes me dokumentacion të qytetarëve të cilët janë të shpërngulur nga Kosova Lindore e që jetojnë në Gjilan.

Kryetarja e Vatrës Gentiana Shabani ka kërkuar mirëkuptim nga pjesëtarët e policisë për këta persona të cilët janë pa dokumente identifikimi.

Ndërsa, Ibrahim Maliqi, informoi komandantin Azemi për problemet e shumta që kanë këta qytetarë duke i treguar për llojin e problemeve dhe për numrin e përgjithshëm të qytetarëve të cilët jetojnë në Gjilan e që nuk kanë dokumente.

Komandanti Azemi shprehi gatishmërinë e Policisë së Stacionit Policor në Gjilan për bashkëpunim dhe mirëkuptim për këta qytetarë, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të Lëvizjes Qytetare Vatra. /2L ONLINE/ Titulli.com/

Preshevë: Gazetat serbe me të shitura se ato shqiptare
Pllaka memoriale e Xhandarmërisë hiqet nga fshati Lluçan (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration