Qytetarit nga Lugina i konfiskohen duhan, radiolidhje dhe mallra tjerë kontrabandues
Lokale

Qytetarit nga Lugina i konfiskohen duhan, radiolidhje dhe mallra tjerë kontrabandues

08.May.2015 16:33
0
Policia kufitare e Kosovës ka njoftuar se ka penguar dy tentime për kontrabandë të duhanit në rajonin e komunës së Kamenicës.

Në rastin e parë, në fshatin Rogoqicë, është ndaluar një veturë civile të cilën e drejtonte një shtetas i Kosovës dhe gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur 442.50 kg duhan dhe dy radiolidhje.

Ndërkaq, në Novosellë, është ndaluar një veturë civile të cilën e ka drejtuar i dyshuari mashkull, shqiptar, shtetas i Serbisë, dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur një sasi e duhanit dhe një sasi e gjërave ushqimore.

Me vendim të prokurorit malli si dhe veturat në të dy rastet janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Titulli.com/

Urime sheshin e ri "Karagjorgje Petroviq"! (Video)
S'ka kuorum për të miratuar rekomandimet për arsimin në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration