Qytetari nga Presheva letër të hapur Ardita Sinanit dhe Sami Salihut
Lokale

Qytetari nga Presheva letër të hapur Ardita Sinanit dhe Sami Salihut

10.May.2017 09:07
0
Këto rrethoja hekuri , pengojnë fëmijët e vegjël për të shfrytëzuar dhe lozur nëpër stadium ( NUK E DI KUJT I PENGON QE FEMIJET TE LUAJN REHATSHEM ATY ) dhe rrezikojnë jetën e tyre duke detyruar ata të lozin rrugëve dhe gjejnë alternativa nëpër trotuare dhe rrugica me komunikacion të dendur.

 “Këto rrethoja hekuri , pengojnë fëmijët e vegjël për të shfrytëzuar dhe lozur nëpër dhe rrezikojnë jetën e tyre duke detyruar ata të lozin rrugëve dhe gjejnë alternativa nëpër trotuare dhe rrugica me komunikacion të dendur”, thyhet mes tjerash në letrën dërguar redaksisë sonë nga Ismet Kadriu nga Presheva.

 

Kjo është letra e plotë publike:

 

Reagim publikë drejtuar Institucioneve komunale  ( kryetares së komunës  Ardita Sinani dhe kryetarit të kuvendit  Sami Salihut ) për vendosjen e rrethojave të hekurit rreth stadiumit të vogël tek Stadiumi i Qytetit në Preshevë.

Te nderuar dhe respektuar kryetare e komunës dhe kryetar i kuvendit

Në 10 ditët e fundit , jemi dëshmitar të ndërtimit të një strukture metalike ( rrethoja te hekurit me gjatësi 3 metra të larta ) rreth e për qark terrenit të vogël afër Stadiumit të Qytetit që nga pamja japin imazhe të rrethojave të burgjeve të sigurisë së lartë dhe pse janë vendosur ashtu me çfarë arsyeje  për cilin pretekst , munden të japin shpjegim vetëm ata që e kanë “mire menduar” këtë ndërhyrje kaq të egër tek qendra e sporteve të vogla në Preshevë.

Ky terren I vogël , zakonisht mbi 4 dekada shfrytëzohet kryesisht nga fëmijët filloristë ,të rinjtë ( student dhe entuziastë sporti) dhe nga vet OKF-ja për mbajtjen e turneve vjetore të futbollit të vogël.

Terreni I futbollit të vogël , siç dihet është i shtruar me asfalte me çka nënkuptohet se nuk mundet të dëmtohet edhe nëse mbi te luajnë çdo ditë dhe çdo orë me qindra skuadra pa ndërprerë. Ky terren sikur e gjithë qendra së bashku me terrenin e basketbollit dhe vet zyrat e O.K.F.-së është i rrethuar me rrethoja normale me çka ndahet dhe kufizohet qarkullimi . Vendosja e rrethojave te reja brenda vet qendrës nuk ka asnjë justifikim as urbanistikë dhe as ligjor.

Ky ndërtim i egër , ka krijuar qelin brenda stadiumit duke krijuar imazhin e parehatshëm për spektatorin e sinqertë të sportit imazhin e një burgu ku nuk luajnë njerëzit normal por skuadrat e të burgosurve me dosje kriminele.

Këto rrethoja hekuri , pengojnë fëmijët e vegjël për të shfrytëzuar dhe lozur nëpër stadium ( NUK E DI KUJT I PENGON QE FEMIJET TE LUAJN REHATSHEM ATY ) dhe rrezikojnë jetën e tyre duke detyruar ata të lozin rrugëve dhe gjejnë alternativa nëpër trotuare dhe rrugica me komunikacion të dendur.

Me foto ofrojë dëshmitë dhe analizat se çfar ndërhyrje e egër është bërë aty :

Pamja nga pjesa qendrore-lartë e tribunave .

Pamja nga pjesa qendrore e tribunës-

Ndarja totalisht e panevojshme me vendosjen e rrethojave me gjatësi 3 metra të larta dhe trashësi nga 5 deri 10 cm pengon dhe frustron pamjen e çdo shikuesi.

Imazhe burgu dhe siç duket qëllimi i autorëve të këtyre hekurave ishte që tek shikuesi të vriste interesimin për lojën e futbollit dhe të krijonte psikologjinë e burgut –ndarjes dhe kufizimit .Askush nuk do donte dhe nuk do vinte të shikonte ndeshjet e turneve vjetore nga prapaskena e të burgosurit.

Pamja nga 4 rendet e para , Ju lutem imagjinojeni dot se si do të mundej një shikues të ulej dhe rehat ta përcillte një ndeshje nga kjo perspektiv ??!!

Pamja nga 3 rendet e fundit nga lart , gjatësia 3 metra pengon gati gjithë pamjen per secilën pjesë dhe nga cilado anë e tribunave .Shikuesit nuk I mbetet asnjë pamje e pastër e rehatshme.

Fëmijëve i mbetet të lozin me padjallëzinë e tyre vetëm rreth tribunave dhe rreth hekurave që kanë ndaluar me pa të drejtë atyre të luajnë brenda stadiumit ( NDRYSHE NGA TERRENI I FUTBOLLIT TE MADH KU DUHET TE RUHET BARI , KY STADIUM ESHTE VOGEL DHE KA DREJT CDO QYTETAR TA SHFRYTEZOJE ).

Pse duhet penguar fëmijëve duke ngritur rrethoja hekuri.

Pamje : nga ana e majtë duken rrethojat normale që ndajnë dhe kufizojnë pronën e Qendrës së Sporteve të Vogla dhe kufizojnë lëvizjen. Nga ana e djathtë duken rrethojat e reja 3 metra të larta që veç krijimit të imazhit të burgut , pengesave për pamje për çdo shikues asnjë funksion tjetër nuk e kanë. Vetëm autorët e

hekurave e dinë ( nëse me të vërtetë e dinë ??? ) se çfarë kanë dashur të bëjnë me këto ndërtime të egra , të panevojshme , të pa menduara , dhe me shumë shpenzime dhe dëmtime të buxhetit të Komunës dhe vet O.K.F.-së.

E nderuara kryetare Sinani dhe i nderuari kryetar i kuvendit Salihu

Para se këto veprime të pamatura të japin komplikime të rrezikshme tek fëmijët duke i lënduar ata , duke I larguar nga stadium dhe ekspozuar rreziqeve që bartë loja me top nëpër rrugë me komunikacion , para se edhe ajo pak entuziazëm për lojën e futbollit të vogël që ka mbetur në komunën tone të shuhet , merrni guximin dhe forcën që Ju jep ligji , ndërhyni dhe largoni këto rrethoja sepse ky terren është i gjithëve i Qytetit dhe komunës tone. I fëmijëve dhe të rinjve tanë. Nga aty kanë dalë shumë talente , aty dikur kanë lozur lojtar me emra sikur : Suad Keci , Prekazi , e viteve 1980-ta aty si i ri kishte lozur edhe legjenda kroate e futbollit Davor Shuker si pjesëmarrës I lojërave rinore që dikur ishin mbajtur aty . Atëherë nuk kishte pasur nevojë për rrethoja si këto , as tani nuk duhen të tilla. Stadiumi ka rrethojat e veta normale ka dyert që kufizojnë lëvizjen dhe aty luajnë njerëz jot ë burgosur dhe publiku nuk ka pse të ruhet me rrethoja hekuri.

Me shumë respekt qytetar..

Ismet Kadriu-Preshevë

 

Përfaqësuesi i OSBE-së Jiheara, erdhi në Preshevë (video)
Komuna e Bujanocit shpall konkurs prej 9 milion dinarë për fuqizim ekonomik ( aplikacioni)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration