Lokale
Qytetarët e Bujanocit po “i lëshon” zemra
Në Ditën Ndërkombëtare të zemrës mjekët në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc thonë se 70 deri në 80 për qind e pacientëve që vizitohen në këtë institucion vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Dy të tretat e pacientëve të komunës së Bujanocit që për një ditë kërkojnë ndihmën në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc kanë kanë probleme që lidhen me sëmundjet e zemrës.
“Në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc, më shumë ka pacient në shërbimin interno kardiovaskular dhe më pas vinë shërbimet tjera. Në shërbimin tonë pacientët lajmërohen me simptome të shtypjes së lart, ata që kanë pësuar infarkte, me angino pektoris, çka do të thotë se 70 deri në 80 për qind merremi me pacient që kanë probleme me zemrën”, i ka thënë Titullit, Snezhana Zllatkoviq – specialiste në repartin e Internos.
Për të evituar këto sëmundje, mjeku specialist i përgjithshëm pranë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc, Adnan Salihu, jep disa këshilla që pacientët duhet t’i ndjekin.
[caption id="attachment_44580" align="aligncenter" width="640"] Shtëpia Shëndetit - Bujanoc[/caption]
“Si faktor i rëndësishme tek sëmundjet kardiovaskulare është edhe tensioni i lartë. Tek të gjithë personat këshillohet që sa më shpesh të masin tensionin e gjakut. Shkaktar tjetër është edhe konsumimi i duhanit, ndërsa sëmundja e sheqerit është një faktor i cili ndikon shumë në manifestimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Për të i evituar këto sëmundje preferohet edhe aktiviteti fizik së paku 30 minuta në ditë”, shprehet mjeku Salihu.
Faktor tjetër që duhet pasur kujdes, sipas specialistit të përgjithshëm mjekësor, është edhe përdorimi i kripës, që sipas mjekut, brenda 24 orëve nuk duhet konsumuar më shumë se pesë gram krip.
Të prekur nga sëmundjet kardiovaskular më së shumti janë pacientët e moshës prej 30 deri në 50 vjeç edhe ate si pasojë e trashëgimisë, stresit, mënyrës së jetesës, mënyra e të ushqyerit si dhe aktiviteti i pakët fizikë.
Në Ditën Botërore të zemrës mjekët thonë se pacientët e kanë për obligim që së paku një herë në vit të vizitohet tek mjeku përzgjedhës dhe të kryej analizat laboratorike, në mënyrë që të evitoj me kohë problemet shëndetësore”.
Sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë vdekje të parakohshme. Në fakt, në botë sëmundjet kardiovaskulare shkaktojnë çdo vit 17.3 milion vdekje dhe shifrat janë në rritje.
Deri në vitin 2030, pritet që çdo vit 23 milion njerëz në botë do të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!