QSA: Organizata që po përhap solidaritetin ndërvëllazërorë
Lokale

QSA: Organizata që po përhap solidaritetin ndërvëllazërorë

16.Aug.2015 13:21
0
Ndër shoqatat që veprojnë në komunën e Preshevës, me një dinamizëm të theksuar është edhe Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit, e cila që nga viti 2007 e këndej ka kontribuar në aspektin humanitar në komunën tonë dhe më gjerë.

Kryetari i kësaj shoqate, Lejlan Sadiku gjatë një interviste për Titulli.com  ka theksuar se në brendësinë e shoqërisë gjetëm fëmijë pa prind të cilët kur qanin në mungesë të qumështit i mbushej biberoni me ujë sa për ta mashtruar deri sa ta zërë gjumi edhe pse vetëm i laheshin zorrët, gjetëm gra të veja që nga dy ditë spatën miell për ti gatuar bukë kalamajve tyre.

“Njëkohësisht mbetet sfidë anëtarësimi dhe shtimi i aktivistëve, gjë për të cilën ftojmë njerëzit ti bashkëngjiten karvanit tonë të solidaritetit sidomos rinisë ia drejtoj këtë apel sepse dashuria dhe idetë e tyre janë më jetike për vendin e tyre”, deklaroi Sadiku.

 

Na thuani një historik të shkurtër të Qendrës së  Solidaritetit dhe Avancimit  ?

Sadiku: Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (Q.S.A) u themelua në vitin 2007, si një qendër e vetme në Luginë të Preshevës me selinë e saj ne Komunë të Preshevës. Pra, këtu e kishim  fillesën për të vazhduar me qendrën në Zvicër, Gjermani, Kumanovë, Belgjikë dhe vitin që lamë ngjizja e Solidaritetit ishte në Wells të Austrisë. Themi se vitet që i lamë pas nga ky vit 2007 -ta patëm një zhvillim në tre dimensione, e  para bëmë një veprimtari të dukshme dhe të prekshme, e dyta zhvilluam veten duke zgjeruar shtrirjen nga një qendër në një korpus policentrik për të kaluar në një organizatë ndërkombëtare dhe e fundit produktin, apo aktivizimin e zhvilluam si në aspektin sasior dhe atë cilësor. 

 

Çfarë misioni ka ?

Sadiku:Tani me thënë të drejtën e kam me të lehtë të jap këtë përgjigje, sepse më si zëdhënës i misionit të organizatës tonë është bërë vetë vepra dhe profili ynë që e ndërtuam deri më sot, ku themi se misioni ynë është ta instalojmë paqen në mesin e popullin tonë. E këtë jemi duke e bërë përmes zhvillimit të një humanizmi të qenësishëm e të thellë, trajtimit të problemeve në shoqëri të karakterit social, avancimit në disa pikëpamje të inteligjencës dhe profesionalizmit tek gjeneratat tona të reja,pa lënë anash edhe kujdesin ndaj kulturës sonë kombëtare dhe fetare, ku për mes gjithë kësaj tek maja e shoqërisë, rinia synojmë që vizioni dhe morali i saj të farkëtohet duke u shkëlqyer për të sfiduar çdo vështirësi dhe pengesë të kësaj jete.   

Sa po arrini t’u dilni në ndihmë qytetarëve në nevojë ?

Sadiku:Nga çasti embrional kur folët për një problem e deri në momentin kur të lind një projekt ose jepet ndihma brenda saj ka shumë punë, shumë mundë, shumë njerëz dhe mjaftë mjete financiare. Këtë arrijmë falë strukturës sonë që  brenda korpusit kemi katër qendra të jashtme dhe dy qendra native, ku secila ofron njerëz, ide dhe mundësi tjera për të siguruar burimet e nevojshme financiare. Brenda korpusit tonë secili njeri është i çmuar për kontributin që jep, sepse me këtë mundësohet puna jonë. Në formën e aksiomës do ta kisha përfunduar këtë përgjigje duke thënë se vështirësitë na kalitën, problemet na përmirësojnë dhe me sukseset krenohemi.

 

Keni menduar nodonjëherë të pyeti se sa janë të kënaqur popullata me ndihmën tuaj? 

Sadiku: Me të drejtë do ishte sikur kjo pyetje t’i bëhej vetë popullit, apo përfituesve të programeve tona për ta matur peshën e punës sonë, mirëpo pasi që unë veç detyrës që kam marrë të drejtoj qendrën tonë këtu, paralel me këtë me ka lind edhe drejta morale të shpalosë realitete të zymta e të dhimbshme që janë shtresuar në shoqërinë tonë diku thellë, për të cilat medoemos duhet ndërtuar së pari një reflektim nga shoqëria dhe më pas një konkluze për ta trajtuar nga ata që janë përgjegjës. Ku për këtë them puna jonë ka qëlluar të jetë më shumë se e domosdoshme, sepse diku në brendësinë e shoqërisë gjetëm fëmijë pa prind të cilët kur qanin në mungesë të qumështit i mbushej biberoni me ujë sa për ta mashtruar deri sa ta zërë gjumi edhe pse vetëm i laheshin zorrët, gjetëm gra të veja që nga dy ditë s’patën miell për ti gatuar bukë kalamajve tyre, gjetëm fëmijë që për shkak kushteve të vështira nuk vazhduan shkollimin, gjetëm familje me fëmijë të sëmurë duke jetuar në kasolle pa kushte për jetesë, gjetëm pleq që dimrin e kalonin në të ftohtë e shumë, e shumë raste e histori tjera rrëqethëse. Ju them me përgjegjësin më të lartë se puna si kjo e jona vetëm sa duhet shtuar dhe përvetësuar në mënyrë që dikujt nga populli ti hiqet derti dhe halli, sepse nëse dikush është rehat ta dijë se ai rehatllëk mbaron tek muret e shtëpisë së vetë e ndoshta matanë murit ka diçka që vërtetë do përkujdesën e tjetrit.

 

Planet për të ardhmen të QSA-së

Sadiku: Planet tona për të ardhmen janë:  rritja e shtrirjes së QSA-së në aspektin gjeografik të jashtëm edhe në shumë shtete të tjera si Skandinavi, Mbretëri e Bashkuar, SH.B.A ,Turqi e gjetiu pa e lënë anash edhe hapësirën native për ta zgjeruar në krahina, zona dhe qytete tjera ku frymojnë shqiptarët. Këtu  i drejtohem njerëzve të  vullnetit të mirë nga shtetet e përmendura që kanë interes të kontribuojnë në vendin e tyre të na kontaktojnë për ta mundësuar këtë zgjerim. Njëkohësisht mbetet sfidë anëtarësimi dhe shtimi i aktivistëve, gjë për të cilën ftojmë njerëzit ti bashkëngjiten karvanit tonë të solidaritetit sidomos rinisë ia drejtoj këtë apel sepse dashuria dhe idetë e tyre janë më jetike për vendin e tyre. Një tjetër sfidë që ia kemi vendos vetës afat mesëm që të zhvillojmë programe që ti pavarësojmë njerëzit dhe familjet përmes programeve investive ku dhe këtu nuk do ta kursejmë apelin ndaj diasporës shqiptare e sidomos asaj pjese që ka rritë të ngrisë një biznes apo të behet pjesë e ndonjë biznesi apo ndërmarrje atje në perëndim të fillojnë të ndërtojnë strategji që t’fillohet të mendohet të bëhet diçka këtu në atdhe ku me këtë qetësojmë sadopak shoqërinë në aspektin socio-ekonomik edhe atë bile duke qenë pak edhe sakrifikues sepse ambienti dhe kushtet nuk janë aq të favorshme, mirëpo nëse deri më tash vetëm kemi dhënë ndihmën në formën klasike, tani ka ardhur koha që të mendohet në mënyre investive të kontribuohet për vendlindjen./Titulli.com/

 

 

 

 

Skandaloze: Ja si bëhet spastrimi etnik në Medvegjë!
KKSH telegram ngushëllimi Familjes Stavileci në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration