QSA i përgatitë për shkollë nxënësit e Caravajkës (foto)
Lokale

QSA i përgatitë për shkollë nxënësit e Caravajkës (foto)

07.Sep.2012 15:25
0
Organizata shembull në rajon, kësaj here ka ndihmuar nxënësit e shkollës fillore “Migjeni” në Caravajkë të Preshevës. Kjo shoqatë me seli në Preshevë, përmes financimit që bëri dega e QSA-së në Belgjikë, ka realizuar projektin shkollor “Së bashku në bankat shkollore” duke i ndihmuar rreth 30 nxënës me mjete të nevojshme për mësim, raporton Titulli. Përmes këtij projekti nxënësve të kësaj shkolle iu ndanë çanta, lapsa, vegla të punës, ngjyra etj. me qëllim që këtë fillim të vitit shkollor të ndihmohet kjo kategori e nxënësve me kushte të vështira materiale. Përzgjedhja e nxënësve dhe shpërndarja e materialit shkollor të Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit është bërë në bashkëpunim me drejtorinë dhe mësimdhënësit e shkollës. Projekti “Së bashku në bankat shkollore” kishte për qëllim ndihmesën në fushën e arsimit në Luginë të Preshevës, duke krijuar një barazi në mes të shtresave të pasura dhe të varfra të shoqërisë./Titulli.com/

Preshevari i thotë prokurorit, "do të hakmerrem"
Mbrojtja: Të akuzuarit preshevarë të pafajshëm
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration