QSA, 250 familjeve i siguronë drekën e Bajramit (foto)
Lokale

QSA, 250 familjeve i siguronë drekën e Bajramit (foto)

18.Aug.2012 23:49
0
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) me seli në Preshevë, në kuadër të projektit “Shporta e Bajramit”, ka shpërndarë mbi 250 pako me artikuj ushqimore për familjet me gjendje ekonomike të rënduar në vendbanimet e komunave Preshevë dhe Bujanoc. Pakoja përmbante artikuj ushqimorë, të nevojshëm për përgatitjen e drekës së Bajramit, ndërsa projekti është mbështetur nga qytetarët e Luginës së Preshevës dhe bashkatdhetarë me qëndrim të përkohshëm në Evropën Perëndimore. Projekti ka karakter tradicional dhe synon krijimin e atmosferës festive tek familjet përfituese, me rastin e festës së Fitër Bajramit. Me këtë rast Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit (QSA) i falënderon të gjithë kontribuesit, të cilët kanë mundësuar realizimin e këtij projekti, e sidomos bashkatdhetarët në qytete të ndryshme të Zvicrës, Gjermanisë dhe Belgjikës. "Si çdoherë, kontribut të vazhdueshëm kanë dhënë edhe qytetarët lokal të komunës së Preshevës e kanë treguar një solidarizim të lartë me bashkëqytetarët e tyre, duke e mbështetur projektin përmes dhurimeve të ndryshme, sidomos në forma të sadekatul-fitrit, zekatit dhe donacioneve, për të cilët QSA shpreh një falënderim të veçantë", thuhet në faqen zyrtare të shoqatës./Titulli.com/

OVLUÇK-së përkrahë përfshirjen e Luginës në bisedime
Jemi bo për vitra !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration