OVLUÇK-së përkrahë përfshirjen e Luginës në bisedime
Lokale

OVLUÇK-së përkrahë përfshirjen e Luginës në bisedime

19.Aug.2012 07:50
0

Një delegacion i kryesisë së shoqatës "Vatra" me seli në Gjilan i kryesuar nga kryetari Sejdulla Kadriu, është takuar me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, Muharrem Xhemajlin dhe bashkëpunëtorët e tij. Në takim janë biseduar tema të ndryshme, ndërsa rëndësi më e madhe i është kushtuar bisedimeve të ardhëshme Kosovë-Serbi dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së Luginës në këto bisedime. Në takim u tha se ky është momenti i fundit që Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t'i rikthehet drejtësia historike, gjeografike, kulturore e kombëtare. OVLUÇK-së dhe kryetari i saj Muharrem Xhemajli u deklarua bindshëm se do të përkrahë çdo iniciativë për përfshirjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore në bisedimet Kosovës - Serbi, ndërsa këtë çështje do ta ngrisë në të gjitha takimet që do të ketë kjo organizatë me institucionet vendore e ndërkombëtare dhe kështu do të kërkojë zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të shqiptarëve të këtij rajoni. OVLUÇK-së ka shprehë shqetësimin për mundësinë e përkeqësimit të situatës, nëse nuk zgjidhet edhe çështja e Kosovës Lindore./Titulli.com/
Lugina feston Bajramin
QSA, 250 familjeve i siguronë drekën e Bajramit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration