Lokale
Qeverisja lokale në Bujanoc dërgon ndihmat e para drejt Serbisë
Pushteti lokal i Bujanocit ka dërguar ndihmat e para në rajonet e përmbytjeve në Serbi.
Me vendimin e këshillit komunal, komunës së Paraçinit dhe Pallankës së Smederevës i është dërguar nga një kamion prej 22 mijë litra ujë të pijshëm, ndërsa komunës Despotovac një kamion me produkte të ndryshme të higjienës, dhe dezinfektues të jashtëm e të brendshëm.
Në të gjitha shkollat në këtë komunë është duke vazhduar aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare, veshmbathjeve dhe gjërave tjera higjienike për vendet e rrezikuara nga përmbytjet në Serbi.
Nga zyra për zhvillimi ekonomik lokal thuhet se deri tani janë lajmëruar mbi 10 veta shqiptarë që transportojnë mallra të cilët kanë shprehur dëshirën të dërgojnë pa pagesë gjëra të ndryshme në cilin do komunë të Serbisë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!