“Guart e Buajve”, vendi ku fillon shënimi i “Ditëve të Komandant Lleshit” (foto)
Lokale

“Guart e Buajve”, vendi ku fillon shënimi i “Ditëve të Komandant Lleshit” (foto)

24.May.2014 18:44
0
Me vizitën tek “Guart e Buajve”, vendin ku ra dëshmor Ridvan Qazimi – Komandant Lleshi, ka filluar edhe zyrtarisht manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”. Lleshi-Guart e buajve-3 Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve shqiptar të komunës së Bujanocit dhe më gjerë, sot nga stadiumi i fshatit Tërnoc marshuan për tek vendi i rënies së Komandant Lleshit, në përkujtim të veprës së tij, raporton Titulli. Me këtë rast u vendosën kurora me lule në vendin e vrasjes tinëzare të Lleshit, sot para 13 viteve. Lleshi-Guart e buajve-1 Haxhi Hisen Qazimi përshëndeti masën për pjesëmarrje duke falënderuar që edhe pas këtyre viteve nuk harrohet vepra e dëshmorit dhe djalit të tij, Ridvan Qazimit. Para të pranishëmve foli edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, njëherit ish shefi politik i UÇPMB-së Jonuz Muliu. Ai mes tjerash tha se nuk duhet harruar dëshmorët të cilët ranë për lirinë e këtij vendi. Lleshi-KF-Ternoci-2 Në nderim të kontributit të Ridvan Qazimit në sport, Klubi futbollistik Tërnoci organizoi edhe një ndeshje miqësore në mes të KF Tërnocit dhe KF Bilaçit e cila përfundoi me rezultat 3:1 në favor të tërnocasve. Me këtë rast drejtori i klubit Enis Salihu theksoi se Komandan Lleshi kishte dhënë një kontribut të lartë në zhvillimin e klubit nga Tërnoci, që një kohë edhe ishte kryetar i klubit. Ai premtoi se sukseset që ky klub i kishte atëherë do t’i vazhdojë edhe në të ardhmen. Lleshi-KF-Ternoci-3 “Ditët e Komandant Lleshit” vazhduan të shënohen sipas agjendës të paraparë nga organizatorët. Në orën 20:00 u shfaq Festivali i filmit shqip të metrazhit të shkurt “Shkurt, Shqip për Vajën” në regji të Avni Dalipit, në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. shtepia kultures-2 Koordinatori i manifestimit Naim Salihu tha se me këtë festival Bujanoci llogaritet ndër qytete artdashëse  dhe kultivues të artit, duke falënderuar të gjithë që kontribuuan për mbajtjen e këtij manifestimi. shtepia kultures-3 Për ditën e diel (25 maj), kur edhe përmbyllet manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit” nga ora 14:30 – 15:30 do të bëhet vizita e muzeut të Komandant Lleshit, prej orës 15:30 – 16:00 Homazhe tek Lapidari i Komandant Lleshit. Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc me fillim në orën 17:30 deri në orën 19:00 mbahet manifestimi qendror ku bëhet edhe ndarja e mirënjohjeve për filmat shqip të metrazhit të shkurt (Shkurt, Shqip për Vajën), ndërsa në orën 19:00 përmbyllet manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Lleshit”./Titulli.com/
Në Konçul shënohet 13 vjetori i rënies së Vehbi Rexhepit (foto)
Qeverisja lokale në Bujanoc dërgon ndihmat e para drejt Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration