Qeverisja Kamberi po përçan shqiptarët dhe frymëzon lokalizimin? Fotografi e realizuar nga aktivitetet e Shaip Kamberit
Lokale

Qeverisja Kamberi po përçan shqiptarët dhe frymëzon lokalizimin?

09.Jul.2017 22:21
0
Qeverisja lokale me komunën e Bujanocit e udhëhqequr nga Shaip Kamberi ende pa i mbushur as 15 muaj ka krijuar paknaqësi tek punëtorët e adminisrtatës dhe një pjesë të elektoratit që ka votuar për të duke cilësuar edhe si person që po bënë ndarje shqiptare.

Kamberi me emërimet e personelit dhe këshilltarëve nëpër poste udhëhqese është i shquar për politikën e tij lokaliste duke mbeshtetur personat e fshatit të tijë dhe personalizuar adminstratën sikur të ishte bashkësi lokale e vendit dhe anashkalon pjesën tjetër të vendbanimeve që përbënë pjesën më të madhe se votat e vendiljes së tij.

Ai gjatë aktivitetit të tij shoqërohet shumicën e kohës me personat e njëjtë për të cilat dëshmojnë fotografit e realizuara gjatë promovimeve të punimeve  kozmetike e propagandave tjera ne facebook.

Disa punëtorë të administratës që për shkaqe të sigurisë në punë deshën të mbeten anonim i than Titulli.com, se qeverisja Kamberi po shkakton përçarje te shqiptarët sepse ai favorizon me poste dhe mënyra të ndryshme shumicën e klanit të tij lokalist.

Ndërsa shumica e vendbanimeve shqiptare duke përjashtuar fshatin Tërnoc të kryetarit të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi ankohen se investimet më të mëdha ai i orienton në vendin e tij dhe shpeshherë krenohet me projektet që i realizon ndoshta edhe përtej nevojave.

Pavarësisht disa projketeve të realizuara nga iniciativat e qeverisjes së kaluar, Shaip Kamberi me klanin e tij lokalist ka pushtuar administratën komunale dhe në mënyrë të qartë po frymëzon lokalizimin e theksuar dhe promovuar.

Duke e parë rrezikun nga qasja e Shaip Kamberit dhe shprehjes në vazhdimësi të lokalizmit politik e institucional, një pjesë e këshilltarëve komunal dhe përfaqësues politik të vendbanimeve tjera shqiptar duke folur për Titulli.com kanë thënë se do të ndërmarrin hapat kundër kësaj "ndarje" shqiptare të cilët nuk e përjashtojnë mundësinë e unifikimit kundrejt klanit lokalist të qeverisjes Kamberi./Titulli.com/

 

Lëkundet adminstrata e qeverisjes Kamberi, dorëhiqet Reuf Bajrami (dokument)
Çka po fshihet pas dorëheqjeve brenda komisioneve në qeverisjen Kamberi?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration