Qeverisja e Preshevës: 50 vende të reja të punës brenda viti 2017 (video)
Kryetarja e Preshevës, Aridta Sinani, në një takim trepalësh mirëpriti përfaqesuesit e kompanisë "Metalka Majur" nga Jagodina dhe përfaqësuesit e "Vision Group 21 Abania" nga Republika e Shqipërisë.Në këtë takim u bisedua rreth kapaciteteve prodhuese të kompanisë “Metalka Majur” nga Jagodina dhe kapacitetet e “Vision Group 21 Abania” nga Shqipëria për plasimin e mundshëm të prodhimeve të kompanisë “Metalka Majur” si mjeteve të posaçme, materjaleve për instalime elektrike, pajisje për PTT etj.
Gjatë takimit u dakordua që SH.P.K. “Vision Group 21 Abania” nga Shqipëria në rolin e distributorit gjeneral të plasojë prodhimet e kompanisë “Metalka Majur” në tregun e Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Qipros, me ç’rast kompania “Metalka Majur” obligohet të hapë përfaqësinë e saj në komunën e Preshevës, e cila deri në fund të vitit 2017 do të punësojë më së paku 50 punëtorë", thuhet në njoftimin e kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës.
Sipas këtij njoftimi përveç kontratës së nënshkruar që parasheh hapjen e kompanisë “Metalka Majur” në Preshevë dhe siguron për fillim 50 vende te reja te punës, përfaqësuesi i kompanisë “Vision Gruop 21 Albania” premtoi angazhimin e tij në sigurimin edhe te disa investitorëve të tjerë nga Shqipëria, e sidomos nga biznesi fason.
Kabineti i kryetares, Ardita Sinani ka vlerësuar se ky bashkëpunim është inicuar nga zëvendës kryetari në detyrë, Xhelal Memeti shumë muaj më parë por nuk është arritur të realizohet për arsye të mosmarrëveshjeve me ish kryetarin e mëparshëm të komunës./Titulli.com/