Qeverisa e Serbisë premton tekste shkollore për pakicat
Lokale

Qeverisa e Serbisë premton tekste shkollore për pakicat

12.May.2016 11:24
0
"Qeveria e Serbisë ka bërë gjithçka për të krijuar kushtet për hapjen e kapitullit 23", ka thënë drejtoresha e Zyrës për Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Suzana Paunoviç.

Sipas saj, jeta politike është vetëm një segment ku pakicat kombëtare ushtrojnë të drejtat e tyre.

Siç ka thënë Paunoviç për Radio Televizioni Serbisë, të drejtat e pakicave janë duke u realizuar në të gjitha segmentet, ata kanë një dialog aktiv me Qeverinë e Serbisë dhe të gjitha pakicat kombëtare paraqesin pjesët e aktiviteteve të qeverisë, jo vetëm ata që janë në parlament.

Me rastin e disa kritikave individuale të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për përfaqësimin e pakicave në jetën politike dhe organeve shtetërore, Paunoviç ka thënë se në zgjedhjet fundit parlamentare, morën pjesë tetë parti të pakicave kombëtare, ku pesë prej tyre kanë hyrë në parlamentin republikan.

Drejtoresha e Zyrës për Drejtat e Njeriut ka ka cekur se Qeveria e Serbisë, ka bërë gjithçka për të krijuar kushtet për hapjen e kapitullit 23 është e rëndësishme që të gjitha kushtet formale kanë përfunduar dhe se kushti thelbësor për forcimin dhe bashkëpunimin bilateral dhe rajonal.

Sipas Paunoviçit në Serbi në vitin shkollor 2016-2017, nxënësit do të priten me tekstet shkollore të kompletuara, në gjuhët e pakicave kombëtare dhe se për këtë qëllim nga buxheti i Serbisë janë ndarë 134 milion dinarë që me këtë nënkuptohet se çështja e arsimit në gjuhën amtare të pakicave kombëtare me të vërtetë do të zgjidhet.

Finalja në turnirin "Rahovica 2016" mes ekipit nga Miratoca dhe Kumanova
Arrestohet tek ,"Dheu i Bardhë" një qytetar nga komuna e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration