Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin e Buxhetit 2022, afro 2 milionë euro për Luginën e Preshevës
Lokale

Qeveria e Kosovës miraton Projektligjin e Buxhetit 2022, afro 2 milionë euro për Luginën e Preshevës

29.Oct.2021 18:28
0
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë. Nga ky buxhet, për herë të parë, sipas kryeministrit Albin Kurti, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. Ai ka thënë se synimi është që brenda mandatit të rritet përqindja e ndarjes për Ushtrinë deri në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, siç kërkon standardi i NATO-s.

Kryeministri Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor andaj për herë të parë kemi ndarë buxhet mbi 100 milionë euro, apo 1.3 për qind të Bruto Produktit Vendor. Synimi është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të Bruto Produktit Vendor, aq sa kërkon standardi i NATO-s. Nga kursimet në paga që ka bërë menaxhmenti i ri i Agjencisë të Kosovës për Privatizim, na është mundësuar që ato mjete t’i riorientojmë në Ushtri e si rezultat do të rekrutojmë 840 ushtarë të rinj drejt përmbushjes së objektivave të transicionit”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kurti po ashtu ka thënë se do të ndahen mjete edhe për mbushjen e rezervave shtetërore.

“Ata i kanë zbrazur e ne do të ndajmë 10 milionë euro për muajt në vijim ashtu që ta zëmë t’i mbushim me grurin tonë të Kosovës, në mënyrë që të mund t’i përdorim sa herë ka lëkundje të çmimit në bursë për të garantuar stabilitetin e bukës”, ka thënë ai në konferencën për media.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

Facebook ndryshon emrin e kompanisë në Meta
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration