Qeveria e Serbisë me plane të reja për shqiptarët e Luginës së Preshevës Foto: Komuna e Preshevës-kabineti
Lokale

Qeveria e Serbisë me plane të reja për shqiptarët e Luginës së Preshevës

22.Nov.2016 20:42
0
Ana Brnabiq, Ministre e Administratës shtetërore dhe vetadministrimit lokal të Qeverisë së Serbisë ka qëndruar në komunat Bujanoc dhe Preshevë ku ka zhvilluar takime me përfaqësuesit institucional lokal me të cilët ka biseduar për problemet në qeverisjen lokale.

Ajo ka konstatuar se problemet  në vetëqeverisjet lokale në Serbi janë të ngjashme me ato në Preshevë dhe Bujanoc ku mungojnë mjete për buxhetin komunal dhe çështje tjera, shkruan Titulli.com.

“Është bërë një hap në punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe do të punojmë edhe më shumë . Lidhur me tekstet në gjuhën shqipe është shembulli se është arritur një marrveshje dhe e jona është që të implementojmë atë marrveshje”, ka thënë mes tjerash Ana Brnabiq gjatëb qëndrimit në Bujanoc.

Ministrja Brnabiq është shprehur se për Këshillin Kombëtar Shqiptar do të gjendet një zgjidhje që të rritet buxheti i tij pavarësisht bojkotimit të regjistrimit të popullësisë dhe do të rritet numri i këshilltarëve në këshillin kombëtarë shqiptarë.

Ministrja Ana Brnabiq së bashku me kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq  kanë marrë pjesë në një konferencë me temën “Integrimi i Shqiptarëve në Luginë të Preshevës (mos) implementimi i marrëveshjeve qeveritare lidhur me Luginën e Preshevës”  të organizuar nga Këshilli për  të Drejtat e Njeriut në Bujanoc./Titulli.com/

Ana Brnabiq ministre në Qeverinë e Serbisë takon Shaip Kamberin
Gjykata e Vrajës dënon Partinë Demkratike në Bujanoc për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar (dokument)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration