Qeveria e Serbisë mbyll edhe terminalin doganor në Preshevë
Lugina

Qeveria e Serbisë mbyll edhe terminalin doganor në Preshevë

11.Sep.2018 01:09
0

Nën arsyetimin se ka rënë importi dhe eksporti, Qeveria e Serbisë ka mbyllur terminalin doganor në Preshevë, duke e zhvendosur në Vranjë, 40 kilometra larg kufirit. Mbyllja e këtij terminali ka ngjallur reagime në Luginën e Preshevës, ku këtë vendim e shohin si reflektim politik.

Përmes një komunikate për opinion, Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Serbisë, Bordi i Doganave, ka bërë të ditur se do të mbyllet Terminali doganor në Preshevë, ndërsa i njëjti do të transferohet në qytetin e Vranjës, rreth dyzet kilometra nga Presheva. E tërë kjo, gjithnjë sipas komunikatës, për shkak të rënies së importit dhe eksportit dhe vështirësive për financimin e këtij institucioni në Preshevë.

Besnik Sadiku, kryeshef i shërbimit të Financave në Komunën e Preshevës, e ka vlerësuar të dëmshëm mbylljen e terminalit doganor, raporton televizioni publik i Kosovës.

Mbyllja e terminalit doganorë ka ngjallur reagimet edhe të shoqërisë civile. Besim Shabani, nga organizata joqeveritare “Agjencioni për Zhvillim – Preshevë”, ka kritikuar qeveritarët e Beogradit për mosgatishmëri të zhvillimit ekonomik të komunës së Preshevës në të cilën mbi 95 % jetojnë shqiptarët.

Nga Presheva, fillimisht u largua Gjykata, më pas radhazi u mbyllën disa banka duke e lënë vetëm një në tërë qytetin, pastaj Administrata tatimore u zhvesh nga kompetencat dhe së fundi u largua edhe Terminali Doganor. Në rrethana të tilla, Presheva, nga një qendër, po shndërrohet në një Bashkësi Lokale me kompetenca të varura nga qendra në Vranjë e cila është rreth dyzet kilometra larg Preshevës, konstatojnë njohësit e çështjeve ekonomike.

Për herë të parë në botë fillon kanali televiziv me rezolucion prej 8K
Meçi Wilder – Fury mbyllet pa fitues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration