Qeveria e Kosovës ndan 730 mijë € për pagesën e specializantëve, përfitojnë edhe 58 prej Luginës
Lokale

Qeveria e Kosovës ndan 730 mijë € për pagesën e specializantëve, përfitojnë edhe 58 prej Luginës

22.Sep.2021 12:27
0

Qeveria e Kosovës ka ndarë 730 mijë euro për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 nëntor deri me 31 dhjetor.

Kryeministri Albin Kurti tha se 578 specializantë do të përfitojnë nga këto mjete, ku 58 prej tyre janë nga Medvegja, Presheva dhe Bujanovci.

“Për të pasur qasje në shërbimet shëndetësore MSH e vlerëson angazhimin e specializantëve andaj propozon të ju vazhdohet pagesa edhe për muajt nëntor dhe dhjetor”.“…përfitojnë 578 specializantë, 58 nga Medvegja, Presheva e Bujanovci, përkrahja përmban shumën në vlerë prej 730 mijë euro”, thekosi Kurti.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku tha se kjo do të ofrojë qasje më të lehtë në shërbimet shëndetësore.

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë e kompensimit për targat për qytetarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration