Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për blerjen e librave për nxënësit e Luginës
Qeveria e Kosovës sot ka ndarë 70 mijë euro për të blerë libra për nxënësit e tri komunave të Luginës së Preshevës.
Propozimin për ndarjen e mjeteve financiare për blerjen e librave dhe materialeve të tjera shkollore për nevojat e nxënësve të komunës së Bujanocit, Medvegjës dhe Preshevës e ka bërë zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.
“Duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj kërkese, Ministria e Financave ka komunikuar me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë për ta mbështetur këtë kërkesë dhe kërkoj aprovimin për ndarjen e 70 mijë eurove për nxënësit e Luginës”, ka thënë Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë.
Ky propozim ka marrë aprovimin e anëtareve të kabinetit qeveritar.