Qeveria e Kosovës ndan 255 mijë euro për nxënësit shqiptar në Luginë
Nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka njoftuar se Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete financiare në shumën e 255 mijë eurove për të financuar blerjen dhe shpërndarjen pa pagesë të librave shkollor për çdo fillorist shqiptar në Luginës të Preshevës.
Postimi i plotë në Facebook:
FALEMINDERIT 4010 HERË
QEVERIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NDANË FOND PËR TË FINANCUAR LIBRAT SHKOLLOR PËR 4010 NXËNËS SHQIPTAR TË LUGINËS.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete financiare në shumën e 255 mijë eurove për të financuar blerjen dhe shpërndarjen pa pagesë të librave shkollor për çdo fillorist shqiptar në Luginës të Preshevës
Në një kohë të krizës ekonomike, kur prindërve shqiptar në Luginë gjendja dhe pozita po i vështirësohet, një hap i tillë nga Qeveria e Kosovës është më shumë se i mirëseardhur, që filloristët shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të ndjejnë dorën e përkujdesit të Republikës së Kosovës.
Pas sigurimit të lejeve të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për shkollat fillore në Luginë, një veprim i tillë është i rëndësisë së veçantë dhe i përshëndetur nga të gjithë.
Në një komunikim të drejtpërdrejtë me Zëvendëskryeministërin Besnik Bislimi, në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe të gjithë nxënësve shqiptar të Luginës së Preshevës i shpreha faleminderit Qeverisë Kurti dhe gjithë kabinetit qeveritar për realizimin e njërit ndër projektet më të mëdha, të realizuara deri më tani në Luginë.
Një bashkëpunim i shkëlqyer i yni po sjellë buzëqeshjen tek 4010 nxënës nga Lugina e Preshevës.
Ashtu siç kemi thënë gjithmonë, "bashkëpunim dhe bashkërendim me institucionet e Republikës së Kosovës e Shqipërisë".