Qeveria e Kosovës ndan 10 mijë euro për Kalanë e Ulqinit dhe 200 mijë euro për Bujanocin
Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ndajë mijëra euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit dhe për Komunën e Bujanocit.
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka marrë vendim për të ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.
Qeveria gjithashtu ka ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transferime.
Hoti ka bërë të ditur gjithashtu se Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga buxheti i Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.