Qendra për Arsim në Preshevë me projekte për edukim në ndihmën e OSBE-së
Qendra për Arsim në Preshevë (CFE) e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po realizon projektin me dy seminare edhe ate seminar për edukatoret e ciklit parashkollor dhe seminar për mësimdhënësit e ciklit fillor-klasor.Kjo organizatë organizoi pjesën e parë të projektit me edukatoret nga Presheva dhe Bujanoci më 05-06 Nëntor 2016 dhe përfundoi me sukses seminari në gjuhën shqipe me edukatoret nga Presheva dhe Bujanoci me temën "Bashkëpunimi i edukatoreve me prindërit".
Ligjëruesit e këtij seminari ishin Mr. Sc Shkëlzen Limani-pedagog - defektolog, Drita Osmani -psikologe -psikoterapeute, Sami Salihu – psikolog dhe prof. Qenan Hetemi ndërsa pjesëmarrësit vlerësuan në mënyrë pozitive aktivitetin.
Përfaqësuesit e OSBE-së ishin prezent gjatë aktivitetit edhe e vëzhguan organizimin dhe rrjedhën e seminarit të cilët sipas organizatorit do të zhvillojnë takime për plane tjera në fushën e edukimit.
Seminari tjetër i në kuadër të këtij projekti për mësimdhënësit e ciklit fillor - klasor do të mbahet më 19 dhe 20 Nëntor 2016 në Preshevë./Titulli.com/