Qendra për punë sociale, Ahmeti: 160 kërkesa të reja për vitin 2019-të
Lugina

Qendra për punë sociale, Ahmeti: 160 kërkesa të reja për vitin 2019-të

16.Sep.2019 10:56
0

Drejtori i Qendrës për punë sociale, Njazi Ameti në një intervistë ekskluzive për Titulli.com deklaroi se në këtë qendër për vitin 2019-të marrin ndihmë 1327 familje, por vlen të theksohet që sipas tij vetëm këtë vit janë lajmëruar për ndihmë 42 familje apo persona.

“Për momentin kemi 1327 familje që marrin asistencë sociale apo ndihmë sociale në para. Kemi raste kur në familje është vetëm një antarë dhe për një antarë marrin 9 mijë dinarë, kurse për familje me 5 e më shumë antarë marrin 28 mijë dinarë por kjo bëhet nga vlerësimi i punëtorit social, se si ai e vlerëson gjendjen faktike. Kemi mjete nga buxheti i republikës që ipen edhe për persona me aftësi të kufizuara. Ku për personat në fjalë që marrin ndihmë numri është 292 persona, kurse këtë vit kemi 42 persona që kanë bërë kërkesa të reja. Kërkesat e reja për ndihmë sociale nga fillimi i vitit 2019-të deri më tash kanë qenë 160. Personat me dëmtime të lehta fizike marrin 11 mijë dinarë, kurse ata me dëmtime të rënda psiko – fizike si të verëbr, në karroca dhe të pa lëvizshëm marrin mbi 28 mijë dinarë, kjo shumë nuk varet nga ne por nga komisioni shëndetësor” – deklaron Ahmeti.

Por duke u ndalur tek dhuna në familje një dukuri e shëmtuar dhe problematikë që luftohet jo vetëm tek ne por në të gjithë botën, rastet shënohen 53 thotë ai, persona me të cilët punohet dhe ndihmohet nga Qendra për punë sociale. “Duhet cekur se kur bëhet fjalë për dhunën në familje këtë vitë kemi pasur 53 raste që janë lajmëru për dhunë në famlije. Kurse për fëmijët me sjellje asocial deri më tani kemi 42 raste dhe punohet me këta me ekipin profesional. Kujdestarinë këtë vit kemi 17 persona” , tha Ahmeti, raporton Titulli.com.

Ai tha institucioni në fjalë merr mjete edhe nga buxheti komunal dhe se me këtë buxhet marrin ndihmë famlije nga komuna e Bujanocit. “Mjete nga buxheti i komunës për ndihmë emergjente këtë vit janë të planifikuara 4 milionë dinarë dhe përafërsishtë në muaj i shpërndajmë rreth 300 mijë dinarë dhe kemi mbi 70 kërkesa. Po ashtu kemi edhe 12 fëmijë pa përkujdesje prindërore, këta janë të strehuar nëpër familje strehuese apo ushqyese jo vetëm në komunën e Bujanocit, por edhe nëpër qytete të tjera të Serbisë. Faktikisht tek ne janë edhe pesë familje, apo 5 nëna jo biologjike që kujdesen për këta fëmijë” -  thekson drejtoti i qendrës për punë sociale, Njazi Ahmeti.         

Shitet pallati në Gjermani të cilit ku gurin e themelit ia vuri Gorbaçovi!
Këtë vit në Shqipëri 200 mijë nxënës më pak krahasuar me fillimin e tranzicionit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration