Qendra për Arsim në Preshevë  me projekte për edukim në ndihmën e OSBE-së
Lokale

Qendra për Arsim në Preshevë me projekte për edukim në ndihmën e OSBE-së

10.Nov.2016 14:54
0
Qendra për Arsim në Preshevë (CFE) e mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po realizon projektin me dy seminare edhe ate seminar për edukatoret e ciklit parashkollor dhe seminar për mësimdhënësit e ciklit fillor-klasor.

Kjo organizatë organizoi pjesën e parë të projektit me edukatoret nga Presheva dhe Bujanoci më 05-06 Nëntor 2016 dhe përfundoi me sukses seminari në gjuhën shqipe me edukatoret nga Presheva dhe Bujanoci me temën "Bashkëpunimi i edukatoreve me prindërit". 

Ligjëruesit e këtij seminari ishin Mr. Sc Shkëlzen Limani-pedagog - defektolog, Drita Osmani -psikologe -psikoterapeute, Sami Salihu – psikolog dhe prof. Qenan Hetemi ndërsa pjesëmarrësit  vlerësuan në mënyrë pozitive aktivitetin. 

 Përfaqësuesit e OSBE-së ishin prezent gjatë aktivitetit edhe e vëzhguan organizimin dhe rrjedhën e seminarit të cilët sipas organizatorit do të zhvillojnë takime për plane tjera në fushën e edukimit.

Seminari tjetër i në kuadër të këtij projekti për mësimdhënësit e ciklit fillor - klasor do të mbahet më 19 dhe 20 Nëntor 2016 në Preshevë./Titulli.com/

Lugina e Preshevës pret Fondin Zhvillimorë nga Kosova (rezoluta e kuvendit)
Konferenca: Media e pakicave investim në integrimin e përgjithshëm të shoqërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration