Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit  shtrin aktivitetin edhe në Austri
Lokale

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit shtrin aktivitetin edhe në Austri

17.Jun.2014 10:52
0

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit  ka hapur edhe një degë të re të veprimit në Austri ku edhe ka zgjedhur kryesinë  me kryetar  Xheladin Bajramin.

Drejtuesit e qendrave tjera që funksionojnë në Belgjikë, Gjermani, Maqedoni dhe Serbi ishin mbledhur  për të përuruar këtë qendër të re.

Kryetari i  Xhamisë Mesxhid el Resul në wells të Austrisë,  Sadullah Fetahu tha se me këtë aktivitet po hapet një fije shprese për të varfrit e Komunës së Kumanovës, Likovës e Luginës së Preshevës.

Shqiprim Arifi, sekretari gjeneral i Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit  sqaroi thelbin, filozofinë, misionin, vizionin e punës.

Airifi përgëzoi  grupin iniciues duke i uruar suksese dhe bashkëpunim të afërt vëllazëror në të gjitha sferat e punës së QSA-së duke u mbështetur në transparencë dhe objektivizëm.

 Lejlan Sadiku, kryetar i QSA-së me seli në Preshevë prezantoi në mënyrë të detajuar aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2012 dhe 2013, duke theksuar përgjegjësinë që marrin mbi supe organizatorët.

“Gjendja e një familje të varfër që mashtronte fëmijët e saj me ujë në vend të qumështit ishte fillesa e ndryshimit pozitiv në Luginë të Preshevës. Programet e vazhdueshme si Bukë e Shpresë, së bashku në bankat e shkollës, shporta e Kurban e fitër Bajramit janë vetëm disa prej aktiviteteve të vazhdueshme që i bën qendra jonë në Luginë të Preshevës si dhe në Kumanovë e Komunë të Likovës”, tha Sadiku.

Disa detaje mbi procedurat për inicimin e projekt ideve të ndryshme, aplikimin me projekt propozime, si dhe implementimin e tyre u shpalosën nga Islam Aliji, kryetar i QSA-së në Gjermani.

Për te pranishmit u shtrua dhe darkë solemne, ku në një atmosferë të relaksuar u bisedua për detaje tjera.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit  në Austri  me seli në Wells ka zgjedhur për kryetar Xhleadin Bajramin, për nënkryetar Sefedin Fejzullahu, sekretar Isa Rexhepi, administrator Nexhat Ibrahimi, arkëtar Kabil Elezi, zëvendës arkëtar Seid Rahimi dhe anëtarë të kryesisë Uran Lecaj, Bejtush Tahiri, Ekrem Rexhepi, Sevdail Ramizi, Ibrahim Elezi, Avdil Avdili.

Drejtuesit e kësaj qendre të porsaformuar kanë vlerësuar se përmes QSA-së në Wells të Austrisë, bashkatdhetarëve  në mbarë Austrinë iu mundësua krijimi i një mekanizmi efikas, i cili do të shërbejë si urë lidhëse me bashkëvendësit në  Luginë të Preshevës, Kumanovë e Likovë.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit  tashmë funksionon me qendrat e saj në Preshevë, Kumanovë, Belgjikë, Zvicër, Gjermani dhe së fundi në Austri./Titulli.com/

Kapet drogë në Tabanoc, do të shitej në Preshevë
Reagon administrata ndaj shkrimit - "Vetëm në Bujanoc, konkursi anulohet ndërsa aplikacionet pranohen!!!"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration