Qasja e të rinjve në institucionet komunale, studentët: Në interesa të partive politike
Lokale

Qasja e të rinjve në institucionet komunale, studentët: Në interesa të partive politike

25.Sep.2019 08:16
0

Të rinjtë e komunës sonë të cilët janë në studime sin ë Shkup, Tiranë dhe Prishtinë sipas tyre në shumë raste nuk e shohin veten të përshirë, pasi sipas tyre edhe kur janë të përfshirë fshihet pas interesi i partive politike. Po ashtu studentët mendojnë se kur bëhet fjalë për rininë tonë dhe komunën duhet të përfshihen në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me rinin

Samir Zeqiri nga Bujanoci, student në International Balkan University, fakulteti i inxhinierisë dega inxhinieri kompjuterike ne Shkup thekson se qasja e të rinjve në institucione ka peshë, por në shtetet e evropës. “Qasja e te rinjve në institucione komunale ka një rol të caktuar pozitivë dhe me mjaft peshë, nëse flasim për një shtet evropian apo të zhvilluar. Por nëse flasim për komunat e Luginës pjesëmarrja e të rinjve në institucione komunale për mendimin tim është shumë i vogël, edhe atëherë kur fillon të qasesh probabiliteti është shumë i madh që të shfrytëzohesh për ndonjë interes personal ose interest ë partive politike që janë në pushtet të një periudhe të caktuar kohore” – deklaron Zeqiri. 

Ndërsa, Arlinda Veliji, studente në Fakulteti Juridik, Universiteti Prishtinës thotë se të rinjtë duhen përkrahur për të qenë më të përfshirë në institucionet e komunës. “Të rinjtë ne komunën tone duhet te ndjehen te lire dhe te përkrahur për mundësitë e realizimit te potencialit individual dhe te kenë me shume qasje ne institucionet komunale” – tha Veliji.

Ndërsa kur flitet për vendimmarrje studentët thonë se kjo gjë në komunën tonë nuk egziston, ndoshta sipas tyre edhe të nepotizmit në institucionet komunale. “Fatkeqësisht këtë përparësi apo të drejtë të rinjtë e komunës së Bujanocit nuk e kanë. Sidomos studentët apo ata të cilët kanë përfunduar studimet nuk e posedojnë të drejtën e tyre të cilën i epet nga vetë ligjet e Serbisë. Kjo ndodhë si pasoj e familjarizimit të madh nëpër institucione komunale që ekziston në komunën tonë” – tha Zeqiri. Ndërsa Veliji mendon se komuna duhet ti jap rëndësi pjesëmarrjes.

“Të rinjtë tanë nuk përfshihen ne vendimmarrje ne komunën e Bujanocit, po ashtu dhe komuna jone duhet ta njohe rendësin e pjesëmarrjes të rinjve në vendimmarrje në të gjitha proceset qe e prekin statusin e të riut për zhvillimin tone si qytetar aktiv dhe për zhvillimin e komunës tonë në të ardhmen” – thkson Veliji.

Ndërsa kur pyetëm studentët për pjesëmarrje të drejtpërdrejt në vendimmarrje ata deklaruan se “Realiteti shumë herë është i hidhur, duke e ditur gjendjen aktuale dhe atë që e kemi kaluar është e domosdoshme që të jesh i “lidhur” me ndonjë parti politike. Vendimarrjet e të rinjve e sidomos e studenteve kanë peshë të veçantë por realiteti në komunën tonë është komplet e kundërta e asaj që është vënë me rregullore” – deklaroi Zeqiri.

Po ashtu thotë ai se një ndër problemet në institucionet komunale është edhe familjarizimi. “Familjarizmi mendoj që është fenomeni më aktual më vendin tonë, duke mos i dhënë pozitën njeriut me meritë normalisht që çdokush tjetër do të sillte fatkeqësi per vendin”.

 Ndërsa studentja Arlinda Veliji mes të tjerash tha se të jetuarit në një vend të vogël sa Bujanoci edhe perspektiva duhet ndryshuar sepse e kemi të limituar. “Të jetosh në një qytet kaq të vogël dhe me mundësi të pakta e ndryshon perspektivën tënde për çdo gjë , Rinia jonë në Bujanoc nuk ka shumë mundësi për me u zhvillu, dhe mendoj se Bujanoci nuk sjell të mira materjale për një të ardhme qe do vij” – thotë studentja Arlinda Veliji, Fakulteti Juridik universiteti Prishtinës.

 

 

 

 

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration